Arkiva e lajmeve
                   

„CHRIS“ EDHE NË BUJANOC

17. prill 2014.

Rrjeti i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Serbi „Chris“, ka nisur në Bujanoc projektin „Tri A“, me të cilin qytetarëve të Bujanocit dhe rrethinës do të i’u ofrohet ndihma juridike falas.  

Koordinator i Rrjetit të Këshillit për të Drejtat e Njerut në Serbi “Chris”, Dragan Gjorgjeviq,  ka thënë se ky projekt do t’i ndihmoj të gjithë qytetarëve, pa dallim të nacionalitetit të tyre.

„Rrespektimi i ligjeve dhe luftës kundër diskriminimit janë dy nga programet themelore të rrjetit „Chris“. Me këtë merremi 15 vitet e fundit ofrojmë ndihmë juridike lidhur me shkeljen e drejtave të njeriut, të gjithë atyrëve që është e nevojshme kjo ndihmë. Që tani edhe Zyra e Këshillit për Drejtat e Njeriut nga Bujanoci nga rrjeti ynw, do të vlej shumë për qytetarët e kësaj komunë“, tha Gjorgjeviq.

Këshilli për të Drejtat e Njeriur ka filluar të ofroj ndihmë juridike falas qytetarëve nga vitit 2012.

Programi “Tri A për qytetarët – qasje e informacioneve, këshillave dhe ndihmës aktive”, e mbështet Delegacioni i EU-së në Serbi. Qëllimi i programit është inkurajimi i  organizatave joqeveritare nga Ballkani Perendimor dhe Turqia që të ofrojn informacione, këshilla dhe ndihmë aktive qytetarëv në lidhje më të drejtat e tyre.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues