Arkiva e lajmeve
                   

ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,VOGLUSHI PECA DHE UJKU” NË BUJANOC DHE MEDVEGJË

1. qershor 2009.

Qfaqja ,,Vogëlushi Peca dhe ujku” në realizimin e kvintetit të filharmonisë së Beogradit dhe në bashkëpunim me artistin/naratorin do paraqitet më 11 qershorë të vitit 2009 në organizimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc në ora 10.00 dhe në Shtëpinë e kulturës në Medvegjë në ora 16.00.

,,Vogëlushi Peca dhe ujku”është përrallë muzikore e cila i ka njohur fëmijët e shumë gjeneratave me muzikën klasike. Muzikën dhe tekstin e kësaj përrale e ka shkruar kompozitori rus Sergej Prokofjev. Këtë vepër muzikore Prokofjev e ka shkruar me qëllim që fëmijët të fitojnë shijen e muzikës klasike që nga fëmijëria më e hershme. Ky kompozim është shkruar mbrenda katër ditëve, për herë të parë është çfaqur në vitin 1936 dhe paraqet kompozimin më të çfaqur të këtij kompozitori.

Muzika klasike e kësaj përralle njofton fëmijët me instrumentet frymore siq janë: Flauta, oboa, klarineta dhe horna. Qdo instrument nga kjo përrallë paraqet një figurë nga kjo përrallë (Pecën, zogun, macen, babgjyshin,, patën, ujkun, gjahtarët). Llojllojshmëria e qdo instrumenti këtu vihet në pah, kurse kuinteti demostron jo vetë ate se si instrumentet ndihen së bashku por edhe qka e bën që qdo instrument të jetë i veqant.

Çfaqja zgjatë 50 minuta kurse u është dedikuar fëmijëve të moshës së shkollës fillore si dhe familjeve.

Kuintetin e instrumenteve me frymë të filharmonisë së Beogradit e kanë formuar pes solistë eminent në vitin 2005. Që nga ajo kohë, grupi i muzikantëve të rinjë dhe energjetik sjellin repertoar të llojllojshëm publikut të gjërë. Programi inventiv të cilat i paraqet ky Kuintet ka për qëllim që shikuesit t’i dërgojë në një udhëtim historik dhe muzikorë.

Vitin e kaluar Kuintetii instrumenteve frymore i filharmonisë së Beogradit ka marrë pjesë në shumë festivale muzikore, në tribunën Ndërkombëtare të kompozitorëve në Beograd si dhe ka mbajtur shumë koncerte dhe kurse në regjion. Kuinteti gjithashtu ka marë pjesë edhe manifestimin e përvjetorit të ditës së muzikës në Pariz.