Arkiva e lajmeve
                   

ÇFAGJA TEATRALE ,,TI DHE UNË JEMI NE’’ MYSAFIR NË SLLOVENI

26. nëntor 2010.

Tinejgjerët nga Presheva dhe Bujanoci, aktorët kryesorë të çfaqjes multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Qerbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë mysafirë të Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë.

Nxënësit e gjimnazit ,,Ledina’’ të enjten më 25 nëntorë u kanë pregatitur një mirëseardhje të ngrohtë moshatarëve të tyre nga Bujanoci dhe Presheva, duke i përshendetur me një duartrokitje frenetike. Pas çfaqjes nxënësit nga Serbija jugore dhe nxënësit e gjimnazit nga Sllovenija kanë pasur rast të njihen më për së afërmi.

Këtë premierë të Sllovenisë e ka përcjellur edhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Slloveni Exelenca e tij Predrag Filipov si dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të rinjët nga Serbija jugore kanë qenë mysafir në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë me q’rast janë pritur nga zotëri Mitja Shtrukel, ambasador dhe koordinator për Ballkanin perëndimorë. Zotëri Shtrukel është shoqëruar me fëmijët me q’rast është interesuar shumë rreth përvojave të tyre gjatë pregatitjes së kësaj çfaqjeje teatrale.

Të premten më 26 nëntorë të rinjët nga Presheva dhe Bujanoci kanë qenë mysafir në Ministrinë e Mbrojtjes me ç’rast janë pritur nga Lubica Jelushiq. Po të njejtën ditë kanë çfaqur çfaqjen ,,Ti dhe Unë  jemi Ne’’, mirëpo kësaj here në gjimnazin ,,Biç’’ në Lublanë.

Nikoqir të fëmijëve nga Serbija jugore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes si pjesë të mikëpritjes kanë organizuar një pjesë të programit turistik me q’rast është organizuar shetitja nëpër qytetin e Lublanës, vizita e Bledit, Kranjit dhe Postonjës

homescontents