Arkiva e lajmeve
                   

CESID-I: QYTETARËT DHE SJELLJA E VENDIMEVE SOT NË SHTËPINË E KULTURËS

31. janar 2017.

Bujanoc -  “Pjesëmarrja e qytetarëve në sjelljen e vendimeve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – problemet, sfidat dhe rekomandimet”, është emir i analizës e cila do të prezentohen sot në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke filluar nga ora 10.

Analiza është realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e demokratizimit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

Në këtë takim do të prezentohen rezultatet e hulumtimit të cilat në këto tri komuna janë realizuar gjatë vitit 2016.

Me këtë rast do të identifikohen problemet dhe pengesat më kryesore me pjesëmarrje të madhe në sjelljen e vendimeve në Bujanoc, ndërsa është planifikuar edhe diskutimi mbi mënyrat potenciale dhe hapat për avansimin e kësaj situate.

Analiza e prezentuar “Pjesëmarrja e qytetarëve në sjelljen e vendimeve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – problemet, sfidat dhe rekomandimet”, organizohet nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci – CeSID, në bashkëpunim me partnerët e saj – CRC Bujanoc, IHC Preshevë dhe GO-JA Medvegjë, ndërsa nën patronazhin e UE-së.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues