Arkiva e lajmeve
                   

CERTIFIKATA ROMEVE,PER PROFESIONE TE REJA

10. maj 2018.

Bujanoc, Vranje – Gordana Dimitrijeviq drejtoreshe e Univerzitetit shtetrore te Vranjes,ka leshuar certifikata per profesione te reja fitim prurese per komunitetin rom nga Bujanoca dhe banja e Vranjes,pas ritrajtimit dhe kualifikimit te metejshem ne ate institucion publik. Kursin per ritrajtim dhe kualifikim me pjesmarres nga Bujanoci dhe banja e Vranjes te cilet kane mbaruar shkollen  fillore dhe te mesme ka organizuar forumi rinore per edukimin e romeve ne Bujanoc,dhe qendra kulturore rome ne banje  te Vrajes.  

Pas mbarimit te kursit dhe pranimit te certifikatave te universitetit shtetror te Vranjes,I cili eshte i njohur edhe ne vende tjera te huaja,romet do te konkurojne ne vendet e lira te punes te sherbimit kombtar per punesim,si dhe ngritje te bizneseve per marrje te mjeteve ndihme , te pakthyera.,

Forumi rinor rom i udhehequr nga Kenan Rasitoviq,dhe qendra kulturore rome ne banje te Vranjes,me ne krye me koordinatorin Zvezdan Rasic,kane filluar projektin te titulluar ‘Stop punes se femijeve’ dhe ‘Parandalimi I leshimit te mesimit te hershem te femijeve rom per arsyeje qe te dalin te punojne me prinderit e tyre’ i cili realizohet nepermjet gjashte aktiviteteve kryesore ne mbeshtetje te komunes se Bujanovit dhe qytetit Vranje.

Aktiviteti i pare perben ndihme materiale mujore,familjeve per te mbuluar hargjimet e tyre te shtepise,i dyti perfshine percjelljen e femijeve permes sistemit edukativ dhe kontrollimin e pjesmarrjes se femijeve edhe ne aktivitete tjera shkollore,i treti   kushtohet vizitave te familjeve rome kur nuk jane ne pune sezonale dhe bisedave me ata,i katerti permbane verifikimin e ceshtjeve institucionale bazuar ne rezultatin e realizimit te projekteve dhe mendimeve te prinderve,i pesti  eshte perfshirja e prinderve rome me  shkollen fillore dhe te mesme  ne trajnimin dhe kualifikimin ne profesione te ndryshme fitimprurese dhe e gjashta parashikimi i aktiviteteve dhe projekteve ne Vranje.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues