Arkiva e lajmeve
                   

BUXHETI I MEDVEGJËS 490 MILIONË DINARË

29. dhjetor 2016.

Medvegjë – Buxheti i komunës së Medvegjës për vitin 2017, i cili është 490 milionë dinarë, është miratuar me 26 vota për dhe katër kundër.

Në seancën e Kuvendit të Komunës është diskutuar shumë rreth shfrytëzimit të buxhetit për vitin e kaluar, ndërsa shumë vërejtje nga këshilltarët e opozitës kanë ardhur për mënyrën e rregullimit të fasadave dhe kritetert për dhënien e biletave për transportin e nxënësve. 

Këshilltarët nga bashkësia serbe dhe shqiptare kanë pasur ankesë edhe në mënyrën e caktimit të prioriteteve për buxhet. Ka pasur mendime që më së shumti kushtohet rëndësi rreth qendrës së Medvegjës, ndërsa janë harruar fshatrat dhe njerëzit që jetojnë aty.

Për inkurajimin e zhvillimit të bujqësisë në buxhetin për vitin e ardhshëm janë ndarë dhjetë milionë dinarë, si edhe për këtë vit. Në buxhet janë planifikuar edhe mjete për mbështetjen e kompanive të mesme dhe të vogla.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues