Arkiva e lajmeve
                   

BUXHETI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS 592 MILIONË DINARË

27. dhjetor 2017.

Medvegjë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Medvegjës në seancën e 17 të saj, njëzëri ka miratuar buxhetin për vitin 2018, për të cilin është vlerësuar se është – zhvillimor.

Kryetari i komunës së Nebojsha Arsiqit ka thënë se buxheti është zhvillimor, pikë sëpari përshkak se në vitin e ardhshëm janë planifikuar mjetet të rëndësishme për punësimin e të rinjëve, për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, mandje 65 milionë dinarë,, si edhe për përpilimin e dokumentacionit projektues dhe teknik.

Janë planifikuar edhe 10 milionë dinarë për zhvillimin e sportit, 4 milionë më shumë se këtë vit, si edhe 13 milionë dinarë për kulturë, për të cilën komuna e Medvegjës i kushton rëndësi të madhe.

“Buxheti është përpiluar në bazë të kërkesave dhe dëshirave të qytetarëve të Medvegjës, duke marrë parasysh se kemi bërë debat publik në të cilin kanë marrë pjesë qytetarët, posaçërisht të rinjët, si edhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe subjektet politike”, theksoi Arsiq.

Përveç kësaj pike më të rëndësishme, në rendin e ditës kanë qenë edhe planet dhe programi i punës së të gjitha institucioneve publike, plani kadrovik i komunës së Medvegjës, si edhe shumë pika tjera nga fushat që janë kompetencë e Kuvendit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues