- 2023
- gusht (2)
- korrik (4)
- qershor (16)
- maj (14)
- prill (17)
- mars (26)
- shkurt (16)
- janar (13)
- 2022
- dhjetor (6)
- nëntor (4)
- tetor (24)
- shtator (8)
- gusht (9)
- korrik (6)
- qershor (25)
- maj (19)
- prill (21)
- mars (33)
- shkurt (26)
- janar (16)
- 2021
- dhjetor (32)
- nëntor (18)
- tetor (16)
- shtator (17)
- gusht (15)
- korrik (16)
- qershor (36)
- maj (8)
- prill (9)
- mars (87)
- shkurt (60)
- janar (33)
- 2020
- dhjetor (1)
- tetor (5)
- shtator (13)
- gusht (7)
- korrik (30)
- qershor (52)
- maj (76)
- prill (88)
- mars (91)
- shkurt (42)
- janar (31)
- 2019
- dhjetor (27)
- nëntor (61)
- tetor (45)
- shtator (48)
- gusht (61)
- korrik (54)
- qershor (19)
- maj (53)
- prill (65)
- mars (52)
- shkurt (25)
- janar (19)
- 2018
- dhjetor (36)
- nëntor (52)
- tetor (42)
- shtator (36)
- gusht (53)
- korrik (44)
- qershor (45)
- maj (33)
- prill (50)
- mars (50)
- shkurt (45)
- janar (50)
- 2017
- dhjetor (46)
- nëntor (51)
- tetor (60)
- shtator (34)
- gusht (53)
- korrik (61)
- qershor (58)
- maj (41)
- prill (44)
- mars (57)
- shkurt (54)
- janar (44)
- 2016
- dhjetor (55)
- nëntor (69)
- tetor (70)
- shtator (26)
- gusht (49)
- korrik (35)
- qershor (59)
- maj (34)
- prill (43)
- mars (47)
- shkurt (33)
- janar (46)
- 2015
- dhjetor (40)
- nëntor (39)
- tetor (59)
- shtator (55)
- gusht (19)
- korrik (51)
- qershor (28)
- maj (28)
- prill (54)
- mars (55)
- shkurt (29)
- janar (30)
- 2014
- dhjetor (26)
- nëntor (48)
- tetor (44)
- shtator (28)
- gusht (28)
- korrik (31)
- qershor (24)
- maj (52)
- prill (27)
- mars (25)
- shkurt (31)
- janar (16)
- 2013
- dhjetor (23)
- nëntor (29)
- tetor (34)
- shtator (14)
- gusht (15)
- korrik (25)
- qershor (13)
- maj (24)
- prill (10)
- mars (15)
- shkurt (21)
- janar (15)
- 2012
- dhjetor (17)
- nëntor (24)
- tetor (26)
- shtator (3)
- gusht (15)
- korrik (15)
- qershor (3)
- maj (5)
- prill (7)
- mars (14)
- shkurt (8)
- janar (9)
- 2011
- dhjetor (8)
- nëntor (16)
- tetor (14)
- shtator (13)
- gusht (12)
- korrik (14)
- qershor (6)
- maj (16)
- prill (12)
- mars (20)
- shkurt (12)
- janar (7)
- 2010
- dhjetor (3)
- nëntor (7)
- tetor (17)
- shtator (19)
- gusht (12)
- korrik (16)
- qershor (22)
- maj (14)
- prill (11)
- mars (15)
- shkurt (21)
- janar (11)
- 2009
- dhjetor (12)
- nëntor (15)
- tetor (8)
- shtator (12)
- gusht (6)
- korrik (14)
- qershor (15)
- maj (9)
- prill (14)
- mars (7)
- shkurt (14)
- janar (6)
- 2008
- dhjetor (7)
- nëntor (6)
- tetor (2)
- shtator (2)
BURSISTËT E TRUPIT KOORDINUES NË BEOGRAD
Në fotografinë e përbashkët me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq, Semra Hyseni dhe Milan Jovanoviq nga Presheva, Suada Latifi dhe Nikola Jovanoviq nga Bujanoci, Milica Shukoviq dhe Alban Salihu nga Medvagja si dhe 145 fëmijë, nxënës të shkollave të mesme nga Serbija jugore, bursistë të Trupit Koordinues. Pas ditës përplot ngjarjesh, bursistët nuk I kanë mshehur përshtypjet e tyre.
Ja disa nga fjalitë e tyre:
„Më pëlqen shumë Beogradi, është shumë qytet i bukur, jamë shumë e lumtur dhe e mallëngjyer. Nuk dijë qka të them, qka ndjej tash këtu. Më ka lënë mbresa pritja tek kryetari Tadiq’’, deklaroi në fundë të vizitës, nxënësja Emra Hyseni nga Presheva.
Suada Latifi nga Bujanoci tha: ,,Më së tepërmi më ka pëlqyer kur kemi qenë në Kuvendin e Republikës së Serbisë, ajo më ka lënë mbresa më të mira.’’, ndërsa Milica Cukoviq nga Medvegja deklaroi: ’’Kemi kaluar shumë mire, na kanë pëlqyer ndërtesat të cilat i kemi vizituar, ndërsa më së tepërmi pritja nga ana e kryetarit Tadiq’’
‘’Më pëlqen për së teprmi qyteti, më pëlqejnë të gjitha që kemi parë si dhe takimi me kryetrin Tadiq. Më pëlqen për së tepërmi kryeqyteti jonë’’, deklaroi Nuran Aliji
Kanë ardhur në kryeqytetin e tyre në ndarjen solemne të kontratave të bursave, me këtë rastë përpos kryetarit të Serbisë, kanë vizituar Kuvendin e Beogradit, kanë shetitur qendrës së qytetit dhe Kalemegdanin. Në fundë, për të gjithë nxënësit gjatë vizitës së tyre të parë të kryeqytetit, në Pallatën Serbija u janë dorëzuar në mënyrë solemne kontratat e bursës. Përpos kontratave, Banka Serba (Srpska Banka) qdonjërit prej tyre u ka dorëzuar nga një librezë kursimi me nga 5.000 dinarë të deponuar. Këto dhurata nga Banka Serbe dhe Telekomi i Serbisë u kanë bërë edhe më të lumtur vizitën e bursistëve në Beograd. Në fillim të vizitës së tyre, mirëseardhje u ka dëshirua kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe kryetarë i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq me shpresë se gjatë vizitës së tyre në Beograd, fëmijët do të jenë të lumtur duke shtuar: ,,Së shpejti ju do të jeni profesorë, deputetë popullorë, zejtarë por para së gjithash të jeni njerëz të mirë dhe Trupi Koordinues së bashku me deputetin popullorë Riza Halimi dhe me kryetarët e komunave të juaja do të bëjnë gjithqka që është e mundur që të sigurojnë testet adekuate shkollore për shkollimin e juaj, mirëpo edhe mundësinë të cilën e ka Medvegja, që të studjoni në gjuhën e juaj amtare atje ku edhe jetoni’’.
Kryetari i Serbisë Boris Tadiq në bisedë me nxënësit e shkollave të mesme nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tha se ky është një nderë i madh që fëmijët janë në ndërtesën e Kryesisë së Serbisë me shpresë që janë pritur mirë në kryeqytetin tonë. Në bisedë me nxënësit e nacionaliteteve shqipëtare, serbe dhe rome tha se është i krenarë nga dëshira e tyre që të mësojnë dhe se shteti nga ana e tijë ka gjetur mënyrën se si t’i ndihmojë finansiarisht për shkollimin tyre.
- Nuk ka gjë më të rëndësishme për fëmijët dhe rininë se sa të shkollohen dhe t’i përsosin aftësit e tyre, sepse në të ardhmen do të garoni me njerëzit nga shtetet e tjera të cilët do të jenë konkurentët e juaj- theksoi Tadiq dhe porositi bursistët e rinjë se përpos mësimit, ata duhet të gjejnë kohë edhe për argëtim.
Nxënësit para se të takohen me kryetarin Tadiq, kanë qenë mysafir në Kuvendin e Serbisë ku përpos kryetarit të Trupit Koordinues Milan Markoviq i ka përshëndetur edhe kryetarja e parlamentit Slavica Gjukiq Dejanoviq dhe deputeti popullorë nga Serbija jugore Riza Halimi. Njëzet minuta nga galerija kanë ndjekur mbledhjen e parlamentit të Serbisë. Kryetarja e kuvendit popullorë i ka porositur se bursat e fituara duhet të shërbejnë për përfitimin e diturive të reja dhe emocioneve pozitive.
Nxënësit në kuvendin e Beogradit i priti ndihmësja e kryetarit Radmila Hrustanoviq. Në fundë të këtij takimi, kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq u deklaroi gazetarëve: ’’99% e këtyre fëmijëve janë për herë të parë në Beograd, dhe kjo ka një domethënie të madhe për ta. Mjaftë ndëgjojnë dhe shohin përmes Tv për Beogradin, ndërsa kur ta shijojnë dhe shohin, atëherë edhe më tepër do ta duan si Beogradin poashtu edhe vendlindjen e tyre’’
Nxënësit e shkollave të mesme, bursistët nga Presheva, Bujanoci, dhe Medvegja vizitën e tyre në Bg e kanë përfunduar në Pallatën Serbija ku u janë dorëzuar në mënyrë solemne kontratat e bursave. Kontratat për 58 nxënës nga Presheva, 54 nga Bujanoci dhe 39 nga Medvegja u ka dorëzuar kryetari i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ministri i arsimit Zharko Obradoviq. Suma e bursës njëmujore është nga 5.000 dinarë. Me këtë rastë ministri Markoviq theksoi: ,,Qëllimi ynë ka qenë që të finansojmë sa më tepër nxënës dhe ja, pas konkursit këtu janë 151 nxënës që do të finansohen gjatë tërë vitit shkollorë me një sumë solide të hollash e cila sumë do t’u ndihmojë në jetën e përditshme. Natyrishtë, ky është vetëm një nga projektet. Qëllimi ynë është, kur është në pyetje arsimi, që qdo fëmijë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të mësojnë shkollën fillore dhe të mesme dhe të studjojnë në gjuhën e tyre amtare. Ne këtë vitë kemi filluar me shkolat fillore, me klasët e para, e unë shpresoj se gjatë vitit të ardhshëm, e më së voni pas dy vitesh do të kemi kompletet e librave për nxënësit e këtyre tri komunave në gjuhën e tyre amtare. Ne mendojmë që nuk ka zhvillim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe nuk ka jetë të mirëfilltë të përbashkët të Serbëve, Shqipëtarëve dhe Romëve që jetojnë në këto komuna pa investim në rini, në shkollimin e tyre, në ardhmërinë e tyre. Ata janë ata të cilët duhet t’i përmirësojnë gabimet e paraardhësve të tyre, ata janë të cilëve duhet t’ua mundësojmë një ardhmëri më të lumtur se ate që kemi pasur ne në të kaluarën tonë. Për ate, theks të veqantë Trupi Koordinues u ka dhënë rinisë, posaqërishtë fëmijëve që tash janë në shkolla fillore, të mesme dhe ata të cilët tash studjojnë. E dini se pak më herët kemi hapur dy paralele të Univerzitetit të Nishit në Medvegjë. Atje tash është e mundur që të studjohet drejtësia dhe ekonomia në gjuhën shqipe. Tekstet janë të përkthyera duke ju falënderuar miqëve tanë nga USAID-i, deri në fund të vitit do t’i përkthejmë edhe tekstet për vitin e dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa intenzivisht punojmë me OSBE-në në studion e fiziblitetit që për nxënësit nga Presheva dhe Bujanoci që aty ku jetojnë të hapen paralele të ngjajshme që këta nxënës më vonë të studjojnë në gjuhën e tyre amtare. Përpos kësajë, mundë të ju siguroj se edhe për vitin e ardhshëm kemi sigurar mjete për finansimin e një numri edhe më të madhë nxënësish e që detyra e tyre e vetme të jetë mësimi dhe në atë mënyrë që ata t’u kthehen shtetit të tyre dhe të kontribuojnë për të mirën e shtetit dhe shoqërisë ku edhe jetojnë. Ate qka mund t’i porosis nxënësit është: mësoni se nuk keni obligime më të mëdha se mësimi, dhe dijen që e fitoni, askush nuk mundë t’ua marrë dhe nga dija mvaret se qfar jete do të keni. Kjo që sot punoni, ky është investimi për të ardhmën e juaj. Ne do të mundohemi që t’ua sigurojmë kushtet më të mira, ndërsa ju këtë e bëni për vetëveten, për komunën tuaj dhe për këtë shtet’’.
Ministri Zharko Obradoviq edhe kësaj here theksoi se ministria e
arsimit pa rezervë përkrahë punën e Trupit Koordinues në drejtim të arsimit dhe se këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Në emër të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës gjatë dorëzimit të kontratave të bursave, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi deklaroi: ,,Kjo është hera e parë që organizohet një gjë e tillë. Ne do të mundohemi që përmes bashkëpunimit me Trupin Koordinues, para së gjithash përmes projekteve të cilat i bashkojnë komunitetet e ndryshme në Bujanoc dhe ndikojnë në stabilitetin e komunave tona’’.
Kryetari i bordit të drejtorëve të Bankës Serbe (Srpska Banka)Ivan Mariçiq qdo bursisti i ka dhuruar librezë kursimi me nga pesë mijë dinarë të deponuar. Milica Amixhiq në emër të Telekomit ka dhuruar nxënësve të shkollave të mesme dhurata solide. Zonja Amixhiq dhe zotëriu Mariçiq theksuan se kompanitë e tyre gjithmonë me kënaqësi investojnë në rini dhe dituri.
Gjersa në konkurs kanë konkuruar 819 nxënës, bursën e kanë fituar 151 nxënës. Bursën e kanë fituar para së gjithash nxënësit të cilët nuk kanë njërin apo të dy prindërit, por pas kësajë, kriteriumi për përfitimin e bursës ka qenë statusi social i prindërve apo kujdestarëve të tyre si dhe suksesi i vitit të kaluar shkollorë. Midis bursistëve, 89 janë Shqipëtarë, 41 Serbë dhe 12 Romë. Bursat e fituara, nxënësit do t’i marrin deri në fundë të vitit shkollorë. Trupi Koordinues në qershorë të vitit të ardshëm prapë do të shpallë konkurs për finansimin e nxënësve të shkollave të mesme për vitin shkollorë 2010/2011