Arkiva e lajmeve
                   

BURSA PËR TË RINJËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA PËR STUDIME NË NOVI SAD

15. korrik 2011.

Kryetari i Trupit Koordinues ministri Milan Markoviq, rektori i Univerzitetit të Novi Sadit Miroslav Veskoviq dhe sekretari krahinor për arsim Andor Del, në Novi Sad i kanë pritur njëmbëdhjetë studentët  nga Bujanoci dhe Presheva të cilat studijojnë në fakultetet të këtij qyteti.

Me bursimin e të rinjëve nga komunat multietnike në Serbinë jugore është bërë një hap i ri në realizimin e programit të Qeverisë së Serbisë për integrimin e mëtejshëm të tyre në jetën sociale të vendit.

Pesë studenta të nacionalitetit shqiptar dhe gjashtë të nacionalitetit sërb kanë mar indeksa të Univerzitetit të Novi Sadit.

"Këta janë udhëheqësit e ardhshëm të Serbisë jugore,  këta janë fëmijët të cilët do të jenë urë që lidhin nacionalitete të ndryshme që jetojnë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës", tha ministri Markoviq. Ai shtoi se Universiteti i Novi Sadit dhe Qeveria e Vojvodinës kanë  mirëkuptim të madh kur bëhet fjalë për realizimin e programit të Qeverisë së Sërbisë për integrimin e komunave të lartëpërmendura në rrjedhat më të gjëra shoqëror.

Projekti i dhënies së bursave të rinjëve nga Jugu i Sërbisë është në qëllim të kapërcimit të barierave të numërta nga sfera e arsimit. Ministri Markoviq përkujtoi se në Medvegjë në vitin 2009 është hapur drejtimi i fakultetit  Ekonomik dhe Juridik pranë Univerzitetit të Nishit, ndërsa në këtë vit në Bujanoc po hapet drejtimi i fakultetit  Ekonomik.

“Rastësisht nuk e kemi zgjedhur Novi Sadin, Vojvodinën dhe Univerzitetin vendor, por para syve e kemi pas at që mund ta quajm  'modeli i vojvodinasëve' i cili jo vetëm se është i afirmuar në vendin tonë por edhe është pjesë e përvojës evropiane. Shpresojmë se një pjesë e të gjithë kësaj që do ta përjetojnë, të shohin dhe të mësojnë, do të përcillet në mjediset prej nga vijnë dhe kështu do ti ofrohemi mënyrës më  kualitative të jetesës, që për të  gjithë ne është  qëllim. Në të njëjtën kohë, jemi të bindur se shumë më leht do ta kenë për të gjetur punë dhe do ta përvetësojnë gjuhën sërbe” deklaroi ministri Markoviq.

„ Edhe pse ky nuk është projekti i vetëm i nisur për ardhmëri më të mirë të kësaj  pjese të vendit, deri më sod kemi realizuar me qindra në kuadër të cilit kanë prezentuar gati njëmijë fëmij të shkollave, sigurisht që është një nga më të rëndësishmit dhe nga suksesi i të cilëve nuk mvaret vetëm se fati i brucoshave tanë, por edhe i mjedisëve të tyre, të ngarkuara me probleme rëndë të trashëguar. Të sigurt jemi se Novi Sadi dhe Vojvodina janë vende në të cilët do të shohin se sa janë përparësit e jetesës së përbashkët dhe besimit ndërnacional. Për këtë besoj se këta fëmijë do të jenë lidhja e cila është e domosdoshme për të  bërë  një hap për  një  ardhmëri më të mirë dhe jetë kualitative për të gjithë banorët e ktyre tri komunave” shtoi ministri Markoviq.

Rektori i Univerzitetit në Novi Sad  Miroslav Veskoviq i uroi të rinjëve nga jugu i Sërbisë që kanë zgjedhur vendin e duhur për të studjuar.

„Keni zgjedhur Univerzitetin dhe Fakultetet më të mira të cilët do tju hapin dritare në botë dhe do ta kuptoni se sa ka qenë vendim i mirë. Para jush janë indekset të cilët do tju sigurojnë jo vetëm se kualitet të procesit mësimor dhe dijeni, por edhe mundësin që për pos mësimit të përjetoni atmosferën e hapur dhe shoqërore e cila nuk përfundon në kufi të kampusit në të cilin  të gjithë janë pjesë e familjes së madhe, por është e përbashkët për vendasit, edhe në Novi Sad edhe në Vojvodinë” shtoi rektori.

„ Me knaqësi më të madhe i mbështesim të gjithë projektet të cilët afirmojnë multikulturalizëm dhe multinacionalitet dhe për këtë i faleminderohemi Trupit Koordinues që kanë zgjedhur Univerzitetin e Novi Sadit, dhe po ashtu fëmijëve, studentëve të rinjë, që mundësuan edhe vet ta përjetojnë dhe drejtëpërsëdrejti të arrijnë përshtypjet personale rreth mënyrës së ktushme të jetesës dhe rrespektimin e vlerave për të cilat të gjithë jemi krenar”, theksoi sekretari krahinor Andor Deli.
Në shenjë të mbështetjes së jashtëzakonshme e cila është ofruar këtij projekti ministri Milan Markoviq i ka dhuruar mirënjohje rektorit të Univerzitetit  Miroslav Veskoviqit, sekretarit krahinor për arsim, udhëheqjes dhe bashkësisë nacionale Andor Deliut dhe zëvendësit të tijë Zoltan Jegeshit, si dhe është dhuruar mirënjohje për kryetarin e Qeverisë së KA të Vojvodinës Bojan Pajtiqit.