Arkiva e lajmeve
                   

BUJQIT NË MEDVEGJË KANË FITUAR 15 MILION NGA KOMUNA

15. tetor 2019.

Medvegjë - Me dorëzimin e 100 kontratave të tjera, këtë vit ka përfunduar shpërndarja e stimujve për fermerët në komunën e Medvegjës, për të cilat janë alokuar 15 milion dinarë, 5 milion më shumë se vitin e kaluar, njoftoi kabineti i kryetarit të vetëqeverisjes lokale.

Fondet stimuluese u ndanë për blerjen e makinerive dhe pajisjeve bujqësore. Kontratat u nënshkruan në sallën e Kuvendit të Komunës së Medvegjës, dhe kryetari i komunës, Nebojsha Arsićq tha që programi përcaktonte fushat prioritare të veprimtarisë dhe specifikimet dhe nevojat territoriale.

"Ne jemi kujdesur për shpërndarjen e duhur të fondeve, dhe kemi arritur mjaft sukses, siç shihet nga numri i aplikimeve për stimuj. Pagesa e fondeve bëhet me rendin e paraqitjes së kërkesës, në mënyrë që tani është kësti i tretë, pjesa e fundit e pagesës për masën e investimit në asete fizike të njësive bujqësore në shumën prej 3,334,150 RSD, përkatësisht për ju 100-të nga gjithsej 244 përdorues-amviseri, të cilët paraqitën kërkesë për stimuj. Ne do të bëjmë më të mirën në vitin e ardhshëm, pagesa dhe nënshkrimi i kontratës do të paguhen në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe shpresoj në një shumë më të madhe të stimujve për përfitues”, tha kryetari Arsiq.

Në të njëjtën kohë, Arsiq u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në krijimin e buxhetit për vitin 2020, me të cilin më realisht do të pasqyrohen nevojat e të gjithë banorëve të komunës së Medvegjës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues