Arkiva e lajmeve
                   

BUJQIT NË MARS KANË SHKAKTUAR 26 ZJARRE NË TERRITORIN E BUJANOCIT

19. mars 2019.

Bujanoc – Nga fillimi i muajit mars në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 26 zjarre në hapësira të hapura, është njoftuar në seancën e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, ku u diskutua plani operativ për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri.

Kryetari i komunës së Bujanocit dhe komandanti i Shtabit, Shaip Kamberi njoftoi se do të shqyrtohet masa që vetëqeverisja lokale do t`ia heqte të drejtën e subvencioneve për bujqit neglizhentë, duke thënë se gjoba maksimale e paraparë për këtë shkelje prej 10,000 dinarë është e pamjaftueshme dhe në shumicën e rasteve nuk shqiptohet në tërësi.

Humbja e të drejtës për subvencione dhe gjoba deri në 10.000 dinarë padyshim nuk është e mjaftueshme për të ndaluar bujqit në komunën e Bujanocit, por edhe në Serbi, t`i ndezin mbeturinat në fushq, të cilat shpesh i ikin kontrollit duke shkaktuar zjarre në hapësira dhe pasoja për mjedisin jetësor, trafikun dhe madje jetën e njerëzve.

Si të ndalet ky fenomen, gjegjësith masa agroteknike primitive, e cila është e paligjshme dhe e përhapur kryesisht për shkak të kursimeve, ishte tema kryesore në Shtabin e Situatave të Jashtëzankoshme dhe përfundimi është se përveç parandalimit nuk mund të bëhet shumë diçka tjetër.

"Bujqit duhet të dinë se nëse një zjarr i regjistruar në parcelën e tyre humbet të drejtën për subvencione nga ministria," tha Vedran Taskoviq nga Departamenti i Situatave të Jashtëzakonshme në Vrajë.

Komandanti i Shërbimit të Zjarrëfikësve në Bujanoc, Miodrag Mitkoviq , tha se në dy vitet e fundit vetëm një person u procesuar për zjarr në hapësirë të hapur.

"Prej fillimit të marsit kemi pasur 26 zjarre në hapësira të hapura. Kur shohin se zjarri ka dalur nga kontrolli, autorët largohen nga vendi. Ne po përpiqemi të veprojmë në mënyrë preventive, ne i dedikojmë 50 ditë në vit parandalimit, në të cilin përfshihen edhe kolegët nga Vraja me policinë, por nuk kemi rezultate, "tha Mitkoviq.

Të dhënat nga Stacioni i Policisë tregojnë se dy persona u identifikuan vitin e kaluar për shkak të ndezjes së mbeturinave në fushat e tyre, ndërsa në këtë vit vetëm një

Siç tha kryeshefi i Stacionit Policor Goran Saviq, këto të dhëna iu dorëzuan Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme për trajtim të mëtejshëm.

Si të identifikohet autori i shkaktimit të zjarrit, pyetje e cila mbet pa përgjigje, sepse, siç kanë konstatuar autoritetet kompetente, mbikëqyrja adekuate nuk mund të kryhet për shkak të mungesës së njerëzimit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi