Arkiva e lajmeve
                   

BUJQËVE TË BUJANOCIT U JANË PAGUAR 8.3 MILION

1. gusht 2022.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka paguar 8.3 milionë dinarë në emër të subvencioneve për fermerët.

Paratë janë paguar vetëm një ditë pas shpërndarjes së vendimeve fituesëve  për mjete të pa kthyeshme.

“Sapo kam nënshkruar urdhër për pagesën e 8.323.498,48 dinarëve, gjegjësisht 71.000 eurove për 118 fermerë të komunës sonë, të cilët janë përfitues të subvencioneve në fushën e bujqësisë dhe bletarisë”, tha kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Në konkurs aplikuan 121 fermerë dhe tre u refuzuan.

“Shpresoj që makinat dhe pajisjet tjera bujqësore të shërbejnë për rritjen e rendimentit”, tha Arifi.

Ai shtoi se këtë vit janë ndarë 4 milionë dinarë për mbarësimin artificial të kafshëve.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues