Arkiva e lajmeve
                   

BUJQËVE NGA KOMUNA E BUJANOCIT 5,3 MILION MË SHUMË SE VITIN 2021

24. maj 2022.

Bujanoc – Beograd – Bujqit e Bujanocit do të marrin 11.8 milionë dinarë stimulim zhvillimor nga Komuna këtë vit, që është rreth 45 për qind më shumë se në vitin 2021. Konkursi do të jetë i hapur deri në shpenzimin e mjeteve, e më së voni deri më 3 qershor.

Gjithsej, 6 milionë dinarë janë ndarë për investime në asetet fizike të fermave bujqësore në sektorin e qumështit, pemëve, perimeve, rrushit, kërpudhave, luleve, drithërave dhe bimëve tjera.

Maksimumi i grantit individual nga buxheti do të jetë 100.000 dinarë, në mënyrë që të mos kalojë 70 për qind të investimit të përgjithshëm.

5.3 milionë dinarë janë të dedikuara për bletarët bujanocas, ndërsa shuma maksimale individuale është 100 mijë dinarë.

Stimujt mund të përdoren, ndër të tjera, për blerjen e pajisjeve për mjelje, makinerive dhe pajisjeve për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit të kafshëve, mullinj, fidane frutash, serra.

Ndër kushtet për të aplikuar, përveç fermës bujqësore të regjistruar, është edhe shlyerja e detyrimit ndaj administratës tatimore vendore.

Të gjitha detajet e konkursit mund t'i shihni në ueb faqen e Komunës së Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues