Arkiva e lajmeve
                   

BUJQËVE 23 MILIONË DINARË

9. maj 2017.

Bujanoc – Komuna e Bujanocit për këtë vit ka ndarë 23 milionë dinarë për bujqësi, prej të cilës 3,5 milionë për blegtori, kryesisht për mbarësim artificial të kafshëve.

Konkursi është hapur deri më 19 maj, ndërsa të drejtë në inkurajime të mjeteve kanë amviseritë aktive bujqësore dhe amviseritë nga territori i komunës së Bujanocit të cilat janë të regjistruara në regjistrin e amviserive aktive bujqësore, në përputhje me ligjin, rregulloren dhe konkursin.

Metin Ramizi, anëtar i Komisionit Komunal për ndarjen e mjeteve inkurajuese, theksoi se vitin e kluar për bujqësi janë ndarë vetëm 9 milionë dinarë.

„Mjetet inkurajuese janë paraparë për prodhimin e qumshitit, pemëve dhe kulturave bimore (rrush, perime, këpurdha dhe lulishte), pastaj për sektorin e drithrave, bimëve aromatike industriale dhe erëzave, si edhe për bletari”, tha Ramizi.

Ai theksoi se Komisioni, pas mbylljes së konkursit, do të vlerësoj në mënyrë individuale kërkesat e arritura, si edhe në terren do të verifikoj se a janë paraqitur kandidatët në përputhje me programin dhe konkursin.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues