Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI KA SHËNUAR 73 VJETORIN E ÇLIRIMIT

8. shtator 2017.

Bujanoc – Në organizim të Këshillit Komunal SUBNOR në parkun e qytetit të Bujanocit, është shënuar Dita e Çlirimit të Bujanocit, 7 shtatori.

Duke iu drejtuar të pranishmëve pranë lapidarit të viktimave të terrorit fashist, kryetari i organizatës veterane Bozhidar Nedelkoviq, ka rikujtuar se 7 shtatori 1944, është ditë kur Bujanoci është çliruar nga fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Në territorin e Bujanocit okupatorët dhe ndihmësit e tyre kanë vra më shumë se 600 civilë. Në disa vende, vetëm për një ditë, janë egzekutuar disa dhjetra njerëz. Në mesin e viktimave kanë qenë edhe Aleksandar Stankoviq, Josig Janjiq dhe Stojan Vasileviq, pranë të cilëve japin nderin edhe viktimave tjera të terrorit fashist”, tha Nedelkoviq.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë pasardhësit e NOR-it, përfaqësuesit e Ushtrisë së Serbisë, vetqeverisjes lokale, organizatave biznesore, nxënës, të rinj dhe qytetarë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues