Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË MESIN E 20 FITUESËVE TË GRANTEVE

28. shkurt 2017.

Bujanoc, Medvegjë – Në Kuvendin e Qytetit të Beogradit dje është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me 20 vetqeverisjet lokale në kuadër të projektit “Menaxhimi me resurset njerëzore në vetqeverisjet lokale”.

Në mesin e 93 komunave që kanë nënshkruar Memorandumin janë edhe komuna e Preshevës dhe Medvegjës, të cilat kanë aplikuar dhe kanë arritur që të gjendetn në mesin e 20 fituesëve të granteve.

Projektin e financojnë Këshilli i Europës dhe Unioni Europian.

Ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale Ana Bërnabiq, e cila ka marrë pjeë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti.

Sipas komunikatës së ministrisë përkatëse, projekti do të mundësojë implementimin e plotë të Ligjit mbi të Punësuarit në  krahinë dhe vetqeverisje lokale dhe profesionalizimin shtesë të administratës publike.

Burimi: Tanjug, Blic dhe Trupi Koordinues