Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI 4 MILION DINARË PËR PROJEKTIN "QYTET ET NË FOKUS 2018"

5. prill 2018.

Bujanoc, Beograd - "Shlyejmë kufijtë, t`i bashkojmë kombet – ua dorëzojmë Bujanocit të rinjëve", është emri i projektit, me vlerë 4 milion dinarë, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Informimit e Qeverisë së Republikës së Serbisë në konkursin e ministrisë "Qytetet në Fokus 2018".

Sipas një deklarate të ministries përkatëse, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që, kur egziston kualiteti cilësi, edhe një komunë e vogël dhe e pazhvilluar mund të marrë fondet e nevojshme për realizimin e projekteve.

Minisri i kulturës dhe informimit, Vlladan Vukosavleviq, ka vlerësuar me rastin e shpalljes së fituesëve në konkurs në Klubin e deputetëve, që përmes ndihmës së vetqeverisjeve lokale për zhvillimin e jetës kulturore përmes infrastrukturës, rekonstruktuimit, adaptimit, renovimit, por edhe manifestimit të kontribuohet në atë mënyrë që jeta kulturore në Serbi të bëhet më e pasur, e llojllojshme dhe para së gjithash e decentralizuar.

Ministria e Kulturës dhe Informit e Qeverisë së Republikës së Serbisë njoftoi se në nga konkursi i Ministrisë së Kulturës "Qytetet në Fokus 2018" janë mbështetur 22 projekte  qyetete dhe komuna në shumën totale prej 150 milion dinarë.

Burimi: Tanjug, RTS, Tanjug dhe Trupi Koordinues