Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCASIT KANË SHËNUAR DITËN E KRYQIT TË KUQ

9. maj 2017.

Bujanoc – Kryqi i Kuq në Bujanoc më 8 maj në Sheshin Karagjorgje dhe rrugën kryesore në Bujanoc ka organizuar aksionin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënen e Kuqe.

Vullnetarët u kanë nda kalimtarëve meteriale promotive dhe i kanë njoftuar me veprimtarinë e Kryqit të Kuq, i cili përmes angazhimit të madh ofron ndihmë gjithë botën e rrezikuar.

Me vullnetarët ka qenë edhe Damnjan Popoviq, bashkëpuntor për aksione të Kryqit të Kuq të Bujanocit.

„Me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe ka filluar edhe Java e Kryqit të Kuq, në kuadër të cilit të mërkuren në bashkëpunim me Entin për Shëndet Publik nga Vraja, do të organizojnë tribunën duke filluar nga ora 12. Një ditë më vonë është planifikuar mbajtja e kuvendit të “Klubit 25” nga Bujanoci, përkatësisht të dhuruesve të rinj të gjakut prej moshës 18 deri 25 vjeçare. Të premten është planifikuar takim për çështje sociale të Kryqit të Kuq të Bujanocit, ndërsa gjatë vikendit do të realizohet edhe një tjetër aksion”, tha Popoviq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues