Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOC: PREZANTIMI I AFTËSIVE PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONET PAQËSORE

18. tetor 2017.

Bujanoc – Në bazën “Jug” dhe në poligonin “Borovac” kanë filluar ushtrimet taktike “Stena 02” në të cilën çeta inxhinjerike për qëllime të përgjithshme nga përbërja e Batalionit 310 të Prokuples do të shfaqin aftësitë dhe pajisjet për pjesëmarrjen në operacionet multietnike.

Qëllimi i ushtrimeve është kontrollimi dhe vlërsimi i nivelit të arritur të interoperalitetit dhe trajnimit të njësive për kryerjen e detyra të ndërlikura në operacionet multinacionale, ndërsa udhëheqësi i ushtrimeve taktike, koloneli Slagjan Stamenkoviq, thotë se ushtarët e njësive deklaruese duhet të dinë se si në mënyrë praktike t`i zbatojnë taktikat, teknikat dhe procedurat modern të Konceptit të Aftësive Operative.

Gjatë ushtrimeve taktike do të realizohet edhe Evaluimi i NATO-s “Niveli 1”, sipas standardeve dhe procedurave të Konceptit të Aftësive Operative, sëbashku me pjesëmarrjen e 34 evulatorëve të Ushtrisë së Serbisë, vendeve partnere (Kanada, Franca, Irlanda, Norvegjia, Rumunia, SHBA dhe Mali i Zi), forcave të bashkuara të komandës Napul dhe Brunsum dhe Komandës së Forcave të Këmbësorisë së Izmirit. Në krye të ekipit të evaluatorëve është nënkoloneri françez Benoa Estur.

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues