Arkiva e lajmeve
                   

BOZHINJEVCI BËHET BASHKËSI LOKALE

25. prill 2018.

Bujanoc - Fshati Bozhinjevc, afër Bujanocit, do të bëhet bashkësia e 28-të lokale në komunën e Bujanocit.

Iniciativa për formimin e kësaj bashkësie lokale, të cilën është e ka miratuar  Kuvendi i Komunës së Bujanocit, është nënshkruar nga 217 qytetarë të rritur të këtij vendbanimi, pjesës së deritnaishme të bashkësisë lokale të fshatit Levosojë.

Organizimi territorialo-administrativ i komunës së Bujanocit deri tani përbëhej nga 27 bashkësi lokale.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati Bozhinjevac, në të cilin është i vendosur stacioni hekurudhor i Bujanocit, jetojnë 263 banorët e rritur, ndërsa mosha mesatare është 34.3 vjet (32.2 tek meshkujt dhe 36.5 tek femrat).

Në këtë vendbanim janë 92 familje dhe numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.09.

Ky vendbanim është kryesisht i banuar nga serbët (sipas regjistrimit të vitit 2002), dhe në tre regjistrimet e fundit është theksuar një rritje e numrit të banorëve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues