Arkiva e lajmeve
                   

BOGDAN MATIQ NË KËSHILLIN E UNICEF-IT

28. tetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Bogdan Matiq nga Bujanoci u zgjodh anëtar i Këshillit të Rinisë së UNICEF-it në Serbi dhe mori titullin e këshilltarit  Kryesor të Programit të Rinisë.

Vitin e ardhshëm do të punojë që zëri i të rinjve në shoqëri të dëgjohet më shumë për tema që i interesojnë, i “thimbin”, shqetësojnë apo që mund të ndikojnë pozitivisht me përpjekjet e tyre.

 “Jam krenar dhe i lumtur. Për herë të parë në histori, Bujanoci ka një përfaqësues të të rinjve në UNICEF. Është diku kurora e punës dhe punës sime të deritanishme, edhe pse në fakt jam në fillim”, thotë me buzëqeshje Bogdani.

Me këtë sukses, Bogdani i dha Bujanocit një njohje të madhe dhe familjes Matiq i dha shumë arsye për krenari. Ai është meqë ra fjala, nipi i Zhivota Matiqit, korrespondent shumëvjeçar i Politikës nga Bujanoci, i cili ndërroi jetë në vitin 2019.

Bogdani nuk e fsheh kënaqësinë që është zgjedhur në bordin e një organizate botërore dhe shpreson që, siç thotë ai të jetë një këshilltar dhe përfaqësues i mirë i të rinjve të bashkësisë  të tij, jo vetëm në atë vendor por edhe në në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

 “Misioni i UNICEF-it është një pozicion më i mirë dhe të drejta më të mëdha të fëmijëve dhe të rinjve, që diku është edhe synimi im personal, që çdo fëmijë, pavarësisht statusit social apo përkatësisë në një grup të margjinalizuar të ketë një fëmijëri të lumtur dhe të pakujdesshme pa diskriminim dhe stereotipe”, tha Bogdani.

Ai dhe 7 kandidatë të tjerë nga qytetet e tjera të Serbisë u zgjodhën në një garë të madhe.

Si këshilltar kryesor i Programit Rinor, Bogdani do të avokojë për të drejtat e të rinjve dhe do të inkurajojë bashkëmoshatarët e tij të bëjnë të njëjtën gjë, do të kontribuojë në misionin e UNICEF-it për të bërë më të përfaqësuar dhe më të njohur rolin e të rinjve në shoqëri, për të bërë më të respektuar rekomandimet e të rinjve.

 “Zëri i të rinjve dhe ajo që ata kanë për të thënë duhet të dëgjohet më shumë në shoqëri dhe është detyrim i shoqërisë ta mbështesë atë”, përfundon Bogdani.

Aktivizimi, njohuritë, aftësitë e Bogdanit, pjesëmarrja në jetën publike, dëshira për të ndikuar te bashkëmoshatarët e tij me shembull personal  për të ndryshuar komunitetin e tij lokal për mirë, ndikuan në vendimin e tij për të aplikuar për ftesën e UNICEF-it për t'u bërë anëtar i  Këshillit  të Rinisë.

UNICEF është një fond ndërkombëtar për fëmijët dhe të rinjtë që kujdeset për cilësinë e standardit të tyre të jetesës. Ajo u themelua në vitin 1946 në Kombet e Bashkuara. Tenistja Ana Ivanoviq dhe basketbollisti Aleksandar Sasha Gjorgjeviq janë ambasadorë të UNICEF-it në Serbi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues