Arkiva e lajmeve
                   

“BLEJMË SHTËPITË E BRAKTISURA”

6. maj 2014.

Nebojsha Stojanoviq ka 36 vjet dhe gati 12 vite jeton në Zvicër me familjen, ku punon si shofer dhe muzicient. Ky person i ri i cili është me prejardhje nga fshati Zhbevac komuna e Bujanocit, më së paku katër here në vit vjen në fshatin e lindjes të vizitoj vëllan dhe motrën, ku dhe ka ndërtuar një shtëpi komode familjare.

Vëllait i ka ndihmuar për hapjen e një puntorie të gomave në fshatin Davidovcë, kurse motrës për hapjen e ordinancës stomatologjike në Bujanoc.

Nebojsha parat e fituara, energjin, vullnetin dhe dashurin nuk ndanë vetëm për veten por dëshiron ta ndajë edhe me fshatin të cilin pa masë e donë.

Për atë edhe nuk të habit sepse është iniciatori kryesorë i aksionit i cili i blen shtëpit e braktisura dhe pronat në fshatë, ku do të mund të vendosen familjet me shumë anëtarë. Fshati do të gjallërohet kurse klasat shkollore do të mbushen me nxënës. Dëshira tij është që të organizojë njerëz nga këto troje dhe të krijojnë një organizatë. Është i njohur me fatin e shumë rasteve ekstreme të familjeve të varfura dhe ka vendosur që aksionin t`a filloj duke blerë shtëpisë dhe pronës për familjen Stamenkoviqi nga fshati malor Smileviq të Vranjës. Me këtë e ka kryer detyrën e pare që ja ka dhënë vetit.

Ai posaçërisht thekson dëshirën dhe vullnetin e banorëve të Zhbevcit rreth pranimt të askionit të tij dhe ndihmës po aq sa kanë mundësi.

“Alfa dhe omega i të gjithë aksioneve e tona në fshat është Sasha Cvetkoviq, fqiu dhe veterinari i cili është ka vendosur t`a ngjallim fshatin”, ka thënë Nebojsha.

„Askund se kemi si fshatin tonë Zhbevacin. Gati çdo lagje në fshat është e asfalltuar, ndërsa e kemi edhe shkollës qendrore fillore për të gjitha fshatrat serb në rrethinë. Pastaj kishën e bukur, ambulancën, stacionin e veterinarisë, fabrikën e prodhimeve karamele „Kondiva“. Në fshatin e Ristovcë që është afër fshatit tonë kemi tregun e përgjithshëm dhe të kafshëve për tërë komunën e Vranjës dhe të Bujanocit. Nga Vranja dhe Bujanoci jemi larg 15 kilometra, ndërsa autobusi qarkullon rregullisht disa herë në ditë. Kemi rrymë, ujë nga ujësjellsi, secila shtëpi ka puse me ujë të pijshëm jashtëzakonisht kualitativ. Kemi edhe linjë telefonike, TV kabllorë dhe satelitor, i kemi të gjitha“ theksoi Nebojsha.

Puna e tij e ardhëshme është vazhdimi i blerjes së shtëpive dhe pronave të lëshuara në fshat dhe zhvendosja e familjeve të reja.

 „Synojmë që të blejm shtëpinë e pronën për familjen e Radmilla Dralaçit, refugjatit nga Bihaqi, e cila ka katër fëmij dhe është viktim e dhunës në familje. Kërkojm një shtëpi të përshtatshme me një çmim të volitshëm. Do të ishte mirë që edhe të tjerët t`i bashkohen aksionit tonë. Kemi hyrë në kontakt me organizatën humanitare „Serbët për serbët“ dhe shpresojm për ndihmën e tyre. Do t`a ngjallim fshatin tonë, kjo është e sigurtë“, thotë Nebojsha, njeriu i cili ka vendosur ëndrrën e tij ta bëj në vepër.

Burimi: Vesti dhe Trupi Koordinues