Arkiva e lajmeve
                   

BJESHKATARËT VENDOSIN STANDARDE

26. tetor 2015.

Preshevë – Fotografia më lartë më mirë flet për „Ostrovicën 2015“, ekspeditën e tetë të bjeshkatarëve nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Kosova e Metohia dhe Serbia, në malin Ostrovica (1.164 m) në Preshevë.

Të rinjët me flamuj, banorët e Preshevës dhe rrethinës, pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, gjithsej rreth 250 persona, të pavarur nga ngjarjet politike ditore, kanë organizuar edhe një shoqërim më të mirë se ata të mëparshëm. E gjithë këtë e ka propozuar referenti në pension i mbrojtjes civile Bajram Sadriu, kryetar i shoqatës së bjeshkatarëve “Ostrovica”, nga Presheva.

“Pas daljes në pension, kam pasur dëshirë të madhe që këtë ta bëj dhe të punoj me bjeshkatarët, gjuha e të cilës nënkupton rininë, një kënaqësi e cila më bën më të ri dhe më të gëzuar”, thotë Sadriu dhe tregon fotografitë e bëra gjatë kësaj ngjarjeje.

Në këtë ngjarje morrën pjesë të rinjët nga Sofja dhe Qystendili (Bullgari), Shkupi dhe Kumanova (Maqedoni), Tirana dhe Elbasani (Shqipëri), Gjilani dhe Prishtina (Kosovë e Metohi) dhe në fund nga Beogradi, Leskoci, Nishi, Vllasotinca dhe sigurisht edhe nga Presheva. Atyrëve, normal jo pa arsye, iu janë bashkuar edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, të cilët i ka udhëhequr gjenerali i brigadës Zoran Lubura, komandant i Garnizonit të Vrajës dhe nënkoloneli Goran Sankoviq.

 „E gjitha kjo para tetë viteve, kur kemi filluar ka qenë shumë e thjeshtë. Po të ishte në ekspeditë atëherë flamuri shqiptarë do të ishte provokim i pastërt. Situata tani ka ndryshuar, ndërsa zë të veçantë kësaj ekspedite i ka kushtuar gjenerali Milloslav Simoviq, kur para disa viteve neve të rinjëve na ka bashkuar moshatarët tanë nga Ushtria“, thotë Kujtim Sadriu, koordinator i Paraleles së Universitetit Internacional të Novi Pazarit, i cili me sukses e realizon idenë e të atit tij.

Me zjarrë kampi, çaj, këngë, lojra dhe argëtim, Xhimi nga Tirana, Guni nga Elbansani, Alleksandri nga Shkupi, Zhikica nga Kumanova, Aca nga Sofja, Dragani nga Vllasotinca, Dushica nga Leskoci, Snezhana nga Beogradi, Sedati nga Prishtina… kanë marrë nga Ostrovicë qindra fotografi me telefonat e tyre edhe kujtimet e mira nga këndi me Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën e Metohinë.

 „Këtu askush nuk ka qenë i huaj, për atë propozoj që vitin e ardhshëm përsëri të mblidhemi dhe kështu që këtë mbledhje ta quajm „Takimi i bjeshkatarëve të Ballkanit“, ka thënë në fund Xhimi Begeja nga Tirana.

Burimi: Alo dhe Trupi Koordinues