Arkiva e lajmeve
                   

BIVODA: QËNDRO I RI ME BIKOKTA

17. shtator 2015.

Bujanoc – Duke përcjellur dëshirat e konsumatorëve, kompania „Bivoda“ nga Bujanoci, ka hyrë në treg me prodhimin e ri – „Bikokta“. Sipas fjalëve të Nenad Zafiroviqit, drejtorit të kësaj kompanie e cila punon në përbërje të „Jumk-os“, receptura e posaçme e këtij prodhimi ka dalur nga përvoja e gjatë e liderit të padiskutueshëm në prodhim dhe shitje të pijeve freskuese jo-alkoolike në tregun e jugut të Serbisë.

„Të punësuarit në „Bivod“, kanë krijuar „Bikoktën“, pijën freskuese jo-alkoolike me shijen karakteristike të thanave, e cila pije është ideale për freski të përditshme në të gjitha situatat“, ka thënë Zafiroviq.

Ai ka shtuar se grupin e qëllimit për të cilin është dedikuar kjo pije e përbëjn të gjitha moshat, edhe të moshuarit dhe të rinjët, të gjithë ata që e ushqejn shpirtin rinor dhe të cilët besojnë në vete.

Mu për këtë ka lindur kampanja e marketingut lajt motiv për këtë prodhim me emërtimin – QËNDRO I RI. BiKokta paketohet në shishet prej dy litrave dhe shitet me një çmim të volitshëm prej 70 dinarëve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues