Arkiva e lajmeve
                   

„BIVODA” NË PANAIRIN E EKONOMISË NË MOSTAR

6. prill 2017.

Bujanoc – Kompania “Bivoda” nga Bujanoci, është njëri ndër ekspozuesit e njëmijë në Panairin e Ekonomisë i njëzeti me rradhë, i cili mbahet prej 4 deri më 8 prill në Mostar.

Nenad Zafiroviq, drejtori i fabrikës për prodhim të ujit mineral dhe lëgjëve, thotë që në manifestim marrin pjesë shumë delegacione nga e gjithë bota:

„Përveç kompanive, këtu janë edhe ato nga pjesët e tjera të Europës por edhe nga Kina. Panairin e kanë vizituar kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, homologu i tij kroat Andrej Pllenkoviq dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq”, tha Zafiroviq.

Kompanitë nga Serbia, në mesin e të cilave është edhe “Bivoda”, janë duke qëndruar në Mostar në organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues