Arkiva e lajmeve
                   

BISEDIMET TË CILAT JAPIN SHPRESË

11. tetor 2017.

Bujanoc, Beograd – Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka udhëhequr delegacionin e komunës së Bujanocit, i cili ka marrë pjesë në forumin biznesor të Serbisë dhe Turqisë, forum i cili është mbajtur në hotelin Hayat në Beograd.

Kamberi në faqen e tij në facebook ka shkruar se kontaktet fillestare me biznesmenët turq paraqesin hap të mirë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe invetimeve potenciale për të ardhmen.

„Biznesmenët turq për shumë kohë jugun e vendit e shohin si vend të duhur për investime. Bujanocit i mbetet që ta konkretizoj bashkëpunimin me biznismenët turq, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës”, tha Kamberi.

Kryetari i komunës së Bujanocit rikujton se në forumin biznesor Serbi-Turqi, përveç kryetarit turk Erdogan, kanë marrë pjesë më shumë se 140 biznismen nga Turqia.

Shefi i kabinetit të Kamberit, Rahim Salihu, tha se “përshtypjet nga forumi janë të shkëlqyeshme dhe se ofrojnë shpresë”:

 „Posaçërisht, duke marrë parasysh se kemi biseduar me tre biznismenë të cilët tani vetëm kanë investime në jug të Serbisë, pikërisht në Nish, Leskoc dhe Vlladiçin Han. Kemi shkëmbyer kontaktet dhe kemi dhënë informacione e përgaditura rreth potencialeve të komunës së Bujanocit”, tha Salihi.

Salihi shton se egziston interesim i madh i investitorëve turq për jugun e Serbisë, pikë sëpari përshkak të Koridorit 10 dhe faktit që kjo pjesë e Serbisë për ata është më afër veriut.

 „Turqit këtë e konsiderojnë si strategjike, ndërsa neve na duhet ndihma e Qeverisë së Serbisë, pikë sëpari lëshimit të fabrikave të mbyllura, pikërisht sallave të tyre, të cilat janë në pronësi të shtetit”, tha Salihi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues