Arkiva e lajmeve
                   

BISEDIMET E PARTIVE POLITIKE NGA JUGU I SERBISË

6. shkurt 2014.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se pret që deri në fund të javës, liderët shqiptarë të partive politike nga jugu i Serbisë të sjellin vendim se a do të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 „Pres që ata deri atëherë definitivisht të sjellin vendim dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët“, ka thënë kryetari i Trupi Koordinues, duke sqaruar se deputeti popullor Riza Halimi ka pohuar se me partinë e tij do të dalë në zgjedhje. „Presë që edhe lidertët tjerë shqiptarë do ta bëjnë të njejtën gjë në periudhën në vijim“, ka deklaruar Stankoviq.

Stankoviq ka thënë se të gjitha subjektet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë dhe kryetari i i kuvendit komunal të Bujanocit, kanë propozuar që të dilet në zgjedhje.

 „Nëse dalin me numër të plotë, ata mund të kenë dy deputetë, në vend se një që e kanë pasur deri më tani. Në këtë mënyrë do të kenë mundësinë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë, të sjellin vendime, të propozojnë ligje dhe më aktivisht të marrin pjesë në jetën politike të vendit. Përmes kësaj, pres që të kuptojnë se dalja në zgjedhje është në interesin e tyre“- ka thënë Stankoviq duke shtuar se bisedimet me liderët shqiptar çdo ditë na dërgojn rreth gjitha çështjeve të rëndësishme për një funksionim sa më të mirë të këtyre komunave.

Burimi: Trupi Koordinues