Arkiva e lajmeve
                   

“BIOMEGA” ZOTËRON TREGUN E MAQEDONISË

25. korrik 2017.

Bujanoc – Industria e Metalit AD Megal nga Bujanoci ka paralajmruar fillimin e prodhimit të kaldove për nxemje në pelet “Biomega”, e cila do të ketë efikasitet energjetik prej 90 përqind dhe do të mund të nxej hapësirën prej 350 metra katror.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Dragolub Kostiq ka pohuar se çmimi i kësaj kaldoje në treg do të jetë prej 1.300 dhe 1.600 eurove, varësisht nga forca energjetike.

„Llogaris që sasitë e para të prodhimit tonë, i cili shfrytëzon elektronikën italiane, t`i ofrohet tregut të Maqedonisë, ku vetëm se jemi marrë vesh që plasminin eksportues tjetër prej 2.000 të kaldove tjera tona, eksport i cili arrin vlerën prej një milion euro”, tha Kostiq.

Ai thot se, përmes ndihmës së Fondit për Zhvillim të Serbisë, janë siguruar 300.000 euro për blerjen e laserit fiber për prerjen fletave metalike, gjë e cila do të përmirësoj konsiderueshëm kualitetin e përpunimit të kaldove në nxemje të fortë, çka është edhe veprimtaria kryesore e kësaj ndërmarrje.

„Përshkak të rritjes së intesitetit të punës kemi gjithnjë konkurs të hapur për saldues dhe inxhinjera, sepse deri në fund të vitit na pret realizimi i planit të përgjithshëm të prodhimit dhe plasmanit rreth 3.000 kaldove, çka edhe është rritje konstante e prodhimit”, ka deklaruar drejtori i Megalit.

Megali ka 140 punotorë me një pagë mesatare prej 35.000 dinarëve. Pjesa më e madhe e kapitalit është në pronësi të aksionerëve të vegjël, ndërsa shteti disponom me 33 përqind të kësaj pjese të më të suksseshme të kompanisë në komunën e Bujanocit.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues