Arkiva e lajmeve
                   

BIE NUMRI I VEPRAVE PENALE

23. korrik 2018.

Vrajë, Bujanoc, Preshevë - Në fushën e juridiksionit të Administratës  Policore (UP) në Vrajë, e cila mbulon rrethet në territorin Pçinjës, gjegjësisht komunat  Preshevë, Bujanoc, Vrajë, Tërgovishte, Bosilegrad, Surdulicë dhe Vlladiçin Han, në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar  gjithsej 679 vepra penale, që është 7.11 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të policisë, shumica e krimeve të këtij viti janë regjistruar në fushën e krimit të përgjithshëm (577), e cila është 7.23 për qind më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2017.

Zvogëlimi i numrit të krimeve është shënuar në fushën e krimit ekonomik, i cili në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti janë regjistruar 82 vepra penale, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin regjistruar 95 raste të tilla.

Në fushën e luftimit të krimit ekonomik, vepra penale më e zakonshme është  keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Në gjashtë muajt e parë të 2018, janë zbuluar 38 vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ndërsa të njëjtën periudhë të vitit 2017 regjistroi 11 raste të tilla.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi Koordinues