Arkiva e lajmeve
                   

BIBLIOTEKA NË MEDVEGJË SHËNOI 57 VJETORIN E EGZIZTIMIT

19. mars 2021.

Medvegjë - Biblioteka Komunale "Petar Petrovic Njegosh" në Medvegjë, e cila u themelua më 16 Mars 1964 me emrin biblioteka amë publike "Vuk Karagjiq", ishte dhe mbetet institucioni më i rëndësishëm kulturor për Komunën dhe qytetarët e saj.

Duke marrë parasysh që këtë vit komuna e Medvegjës shënoi për herë të parë datën e themelimit të bibliotekës, drejtoresha e këtij institucioni, Tijana Pejić, falënderoi qytetarët për ruajtjen dhe kultivimin e traditës së leximit të librave.

"Megjithëse kanë kaluar 57 vjet nga themelimi i Bibliotekës dhe përkundër faktit se jemi në një epokë të re digjitale, në të cilën qasja në libra në internet është afër, lexuesit tanë e kanë mbajtur zakon të vizitojnë bibliotekën dhe të zgjedhin libra me spektër të gjërë në një hapësire të vogël si është Medvegja, me cka mundë të mburremi. Biblioteka jonë është moderne dhe inkurajon brezat e rinj të zhvillojnë aftësi intelektuale dhe kreativitet. Kjo është arsyeja pse ne kemi përmirësuar punën tonë me aktivitetet në rrjetet sociale, si një lloj i ri komunikimi me përdoruesit.Kjo është bërë me rekomandim të Ministrisë së kulturës dhe informacionit. Kemi një "Departamentin e vendëlindjes", për të cilin jemi shumë krenarë, si dhe një koleksion të madh të librave në gjuhë të huaj, ku mbizotëron letërsia në gjuhën shqipe me mbi 3,000 tituj. Gjatë vitit të kaluar, pavarësisht nga situata e jashtëzakonshme, kemi punuar gjatë gjithë kohës me përdoruesit. Ne kemi një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me institucionin parashkollor "Mladost", sepse gjatë javës së fëmijëve ne u prezantojmë fëmijëve parashkollorë  botën e librit dhe leximit dhe kështu krijojmë përdoruesit e ardhshëm të Bibliotekës sonë ", tha drejtori i këtij institucioni kulturor.Biblioteka komunale me rastin e kësaj dite disa i shpërbleu në disa fusha.

Biblioteka falënderoi Qendrën kulturore Medvegja, si dhe Radion lokale Medvegja, për bashkëpunimin e frytshëm. Ajo si ndër dhuruese më të mëdha renditi bibliotekën Kombëtare të Serbisë, bibliotekën Universitare "Svetozar Markovic", Bibliotekën amë të Serbisë, fondin kulturor Rus, bibliotekën Universitare të Nishit, Shoqatën e Veteranëve të Luftërave Popullore Çlirimtare Medvegja dhe individë të shquar, duke ju faleminderuar këtyre donatorëve është zgjëruar fondi i librit.

Burimi:Jugmedia,Info centar jug dhe Trupi koordinues