Arkiva e lajmeve
                   

BASKETBOLLISTËT ME KARROCA NË FESTIVALIN E MINI BASKETBOLLIT NË BUJANOC

5. maj 2022.

Bujanoc-Beograd- Në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Mini Basketbollit “Le të ruajmë fëmijët” të shtunën, më 7 maj, do të luhet një ndeshje ringjalljeje e basketbollistëve me karrige me rrota ndërmjet ekipeve Singidunum, Crvena zvezda dhe Soko, njoftoi organizatori i festivalit, OKK Play 017 nga Bujanoci.

“Ftojmë banorët e Bujanocit dhe të gjithë sportdashësit që të vijnë sa më shumë që të jetë e mundur dhe t'i përkrahin këta sportistë të jashtëzakonshëm dhe të shohin se si është të luash basketboll me karroca, i cili është një sport shumë kërkues”, tha Nenad Stajiq, kryetari i klubit.

Ndeshja miqësore do të luhet në ditën e dytë të festivalit, me fillim nga ora 13:00 në Sallën sportive të Bujanocit “Mlladost”.

Sponzorët e ndeshjes janë Komiteti Paraolimpik i Serbisë (KPS) në bashkëpunim me Komitetin Paraolimpik të Maqedonisë së Veriut (KPMV).

10 klube me gati 1000 fëmijë do të jenë mysafirë të Bujanocit

Një ditë më parë do të bëhet promovimi i festivalit dhe librit “Minibasketbolli i Serbisl” nga Rade Georgievski, kryetar i Shoqatës së Mini Basketbollit të Serbisë.

Festivali nis zyrtarisht të dielën (8 maj) me ndeshje në orën 9 të mëngjesit, ndërsa hapja madhështore e festivalit është në program në orën 12:00.

Sipas Nenad Stajiq, Kryetari i OKK Play 017, Bujanoci do të presë 10 klube nga Serbia dhe Maqedoniae Veriut me mbi 800 basketbollistë të rinj.

Mysafir i Festivalit të Mini Basketbollit sivjet është basketbollisti i njohur serb Igor Rakoçeviq.

Festivali u përkrah nga Shoqata e Basketbollit të Serbisë dhe Shoqata e Mini Basketbollit të Serbisë, Komuna e Bujanocit, Qendra Sportive Mlladost, Misioni i OSBE-së në Serbi, Saba Bellqa, Stacioni Veterinar i Bujanocit, M&V Decor, Restaurant Kece, Perla Cafe dhe Art Group, ndërsa Bujanoci është sponzor zyrtar mediatik.

Burimet: Bujanovaqke, Trupi Koordinues