Arkiva e lajmeve
                   

Bashkimi Europian përkrah Programin e partneritetit europian me komunat (Progres) me 14,1 milion euro, Qeveria e Zvicrrës me 2,5 milion euro, Qeveria e Republikës së Sërbisë me 1,5 milion euro

28. korrik 2011.

Bosilegrad – Pjesa më e madhe e mjeteve në shumë prej 480.000 euro do të investohet në ndërtimin infrastrukturës komunale në Zonën e gjelbërt në Leskoc.Me investimin e qytetit të Leskocit dhe Ministrisë së mjedisit jetësorë, minierave dhe planifikimit hapsinorë dhe partnerëve tjerë, do të formohen kushtet për realizimin e investimeve të reja të cilat duhen të sigurojnë vende të reja të punës dhe të përmirësojnë kushtet e plasimit të prodhimeve bujqësore  nga e tërë zona.

Programi i partneritetit evropian me komunat gjithashtu do të sigurojë pajisjet për përmirësimin e punës së nëntë qendrave të shërbimeve komunale  dhe  Drejtorisë së planifikimit urban në Leskoc, Vranjë dhe Novoi Pazar, si dhe në planifikimin e 12 planeve urbanistike dhe dokumentacioneve teknike për 20 projekte të infrastrukturave lokale.

Ognjen Mariq, zëvendës drejtor i zyrës së Qeverisë së Republikës së Sërbisë  për integrime europiane deklaroi se:” Rezultatet e vitit të parë të Programit të partneritetit europian me komunat kanë qenë të shkëlqyeshme. Mjetet totale për projektet janë rreth shtatë milion eurove. Megjithatë, ekzistojnë probleme dhe vonesa në realizimin e projekteve të miratuara  dhe ne të gjithë duhet të mundohemi se si ta ndryshojmë këtë.”

Rezultatet më të rëndësishme të këtij programi përfshijnë dhe miratimin e finansimit të 21 projekteve të infrastrukturës komunale  në vlerë prej 1,8 milion eurove, me realizimin e të cilëve banorët do të përfitojnë në qasje më të mirë të shërbimeve shëndetsore, kushte më të mira për arsimim, nxemje më kualitative,por edhe oferta më të pasura kulturore ne mjedisat e tyre.

Vend të rëndësishëm zen edhe shpërndarja e mjeteve të pakthyeshme për 40 projekte të cilat janë formuar në partneritetin e organizatave të sektorit civil dhe vetqeverisjeve lokale  dhe të cilat kanë për qëllim ndryshimet pozitive në shoqëri. Numri më madh i projekteve synon përmirësimin e gjendjes së të rinjëve dhe grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Programi i partneritetit europian me komunat ka mbështetur dhe zhvillimin e 12 planeve urbanistike, të cilat janë të parapara me Ligjin për planifikim dhe ndërtim dhe të cilët janë  parakusht themelorë për investime të reja.


Në përpjektet për të arritur  ndryshime të konsiderueshme, programi Progres i ka drejtuar aktivitetet e tij në  mbështetjen e vetqeverisjeve lokale lidhur me respektimin e parimeve themelore të qeverisjes së mirë, e cila përfshinë përgjegjsinë, punën e hapur, pjesëmarrjen, respektimin e punës dhe efektivitetin.

Programi Progres  realizohet në 25 komuna të Sërbisë jugore dhe jug-perendimore dhe ka për qëllim zhvillimin ekonomiko-shoqëror të këtyre komunave.