Arkiva e lajmeve
                   

BASHKËPUNIMI I USHTRISË SË SERBISË DHE GARDËS KOMBËTARE TË OHAJOS

19. janar 2016.

Bujanoc, Preshevë, Vrajë – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Ministrinë e  Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale, sot organizon takim në lidhje me zbatimin e angazhimit të përbashkët të ekipeve mjekësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos, në territorin e Rrethit të Pçinjës gjatë vitit 2016.

Duke marrë parasysh rëndësinë e ndihmës humanitare dhe pjesëmarrjes së kuadrit mjekësor të profileve të ndryshme për banorët nga vendbanimet e largëta në komunat e Preshevës dhe Bujanocit dhe qytetit të Vrajës, në takim përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, Administratës për Shëndetësi Ushtarake dhe Ministrisë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje lokale, do të marrin pjesë edhe deputetët popullor, kryeshefi i Rrethit Administrativ të Pçinjës, kryetari i Vrajës, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc dhe drejtorët e shtëpive të shëndetit në Bujanoc, Preshevë dhe Vrajë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues