Arkiva e lajmeve
                   

BANORËT E JUGUT TË SERBISË „ZGJEDHIN PUNË“

13. maj 2014.

Vranjë – Sipas evidencës së Shërbimit Kombëtar për Punësim në Rrethin e Pçinjës janë të papunë më shumë se 30.000 persona, të cilët një e treta e tyre jetojnë në Vranjë, mirëpo një numër i madh i tyre nuk janë të gatshëm që të kualifikohen dhe trajnohen në ndonjë profesion tjetër. 

„Ekonomia e dobët dhe fabrikat e mbyllura kanë pruar deri në këtë gjendje që numri i personave të papunë të rritet dukshëm, ndërsa mospërputhja e sistemit arsimor dhe nevojave reale të tregut të punës janë një ndër problemet më të mëdha, duke marrë parasysh se në këtë evidencë kemi fuqinë puntore jo të nevojshme të cilën nuk mund t’a angazhojmë pa trajnim paraprak“, tha Dragana Nakiq, organizatorja e shkollimit të të rriturve dhe përfaqësuesja për publik e Fillialles NSZ nga Vranjës.

Momentalisht më së shumti kërkohet kuadrot me kualifikim të lartë për fushat e teknologjise informative, ndërsa punë ka edhe për vozitës, tregtar dhe për fuqi puntore në industrinë e mbathjes.

Duke komentuar faktin se dyert e funksionerëve janë konstant të rrethuara nga qytetarët e pakënaqur, duke kërkuar vend pune e cila në Rrethin e Pçinjës është bërë luks, anëtari i Këshillit të Qytetit në Vranjë i ngarkuar për çështje sociale, Branimir Stojanoviq, tregon paradoksin se edhe përdoruesit e ndihmës sociale kërkojn punë të sugurtë dhe sipas mundësive punë në zyre, për të cilën nuk janë të kualifikuar.

Njëkohësisht, ata të cilët nuk zgjedhin, punojnë për të ardhura minimale, të cilat sillen nga 15.000 deri 25.000 dinarë, kryesisht „në të zezë“ dhe nga 12 orë në ditë. Edhe qeveritarët tjerë të komunave në Rrethin e Pçinjës vertetojnë se njerëzit kanë pritshmëri joreale dhe nuk janë të gatshëm që t’iu përshtaten nevojave të tregut të punës.

Megjithatë në qeveritë lokale thonë mund të ndihmojnë vetëm me beneficione për hapjen e vendeve të reja të punës tek investitorët potencial, ose për qëllim të zhvillimit të biznesit privat të sigurojë përfitime sipërmarrësve të ardhshëm.

Sipas të dhënave të Fillialles NSZ në Vranjë, punë presin 9.662 të papunësuar, në Preshevë 5.839, në Bujanoc 4.702, në Vlladiçin Han 3.933, në Surdulicë 3.232 dhe në Tërgovishtë 1.168.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues