Arkiva e lajmeve
                   

BANJA,MINIERA,UZINA DHE BURGU

29. shkurt 2012.

Medvegjë – Kujdesi social për më të rrezikuarit ,ishte prioritet i  komunës së Medvegjës,e cila ne dimër ndau nga dy metra dru për ngrohje banorëve më të rrezikuar,dhe kjo ndihmë arriti deri në 50 shtëpi.Në janar të vitit 2012. ,Qendra për punë sociale ndau edhe  ndihmë financiare për qindra familje dhe individë te cilët nuk kishin  te ardhura.U siguruan edhe 4 kontenierë për vendosjen e familjeve të cilat nuk kishin kulm mbi kokë.

Shërbimet komunale të Medvegjës kanë përpiluar dokumentacione për disa programe dhe projekte të rëndësishme të cilat duhet të përmirësojnë jetën e këtyre banorëve të varfër. Janë bër dokumentete e projektet teknike për zgjidhjen e ndriçimit të rrugëve në Medvegjë dhe në Banjën e Sijarinës.Për Banjën e Sijarinës është përgatitur edhe projekti për ujë të pijshëm.Pos kësaj agjencitë turistike të Medvegjës kanë planifikuar investime për tërheqjen e turistëve në ofrimin e shërbimeve materiale.Infrastruktura do të jetë parësorja si dhe sigurimi I mjeteve për rregullimin e dhjetra kilometrave të rrugëve në komunë  si dhe rregullimin e ujësjellësit  në Bashkësinë Lokale të Rujkovcit.Komuna e Medvegjës  dhe Trupi Koordinues i Serbisë  për komunat Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjës do të sigurojnë mjete për ndërtimin e objekteve për fakultetin ekonomik dhe  juridik.

Me qeverinë e Serbisë dhe me zyrtarët e qeverisë është arritur marrëveshje për eksproprijimin e burgut.Ndërtimi do të zgjas gjatë vitit 2012  dhe 2013  dhe në të do të punësohen 150 banorë të Medvegjës.

Është planifikuar  rritja e prodhimit  në minierën e Lencës në 270000 ton minier dhe 40 vende të reja të punës..Bisedimet me fabrikën Niteks  në Medvegjë janë në vijim e sipër që 150 banorë të Medvegjës ishin të punësuar në konfekcionin e lehtë që do të ishin dasht të fillojnë punën në vitin 2012.

Trupi Koordinues ka ndihmuar Medvedjës për  të gjetur një partner për të hapur fabrikën briketesh dhe paletëve në Medvegjë.Kontrata për hapjën e fabrikës u nënshkrua nga komuna e Medvegjës dhe kompanisë „First Property“.

Është duke u riparuar burimi i energjis, ndërtimi solar në ndërtessën e ish “ Termoventa”  në sallën e sporteve edhe 100 hektarë tokë e komunës, do të sigurojn energji elektrike të mjaftueeshme për nevojat e banorve të Medvegjës. Në adaptimin dhe rregullimin e fabrikës janë investuar vlerë prej 400.000 euro, fillimi i prodhimit pritet për disa muaj. Fabrika do të punsoj rreth 50 puntorë.