Arkiva e lajmeve
                   

BANJA E BUJANOCIT PRET NDIHMË

28. mars 2014.

Bujanoc -  Në spitalin special për rehabilitim në Banjën e Bujanocit pritet të arrihet sigurimi i mjeteve të caktuara finansiare të cilat janë të nevojshme për rikonstruktuimin e infrastrukturës në këtë sonatorium. Përveç rekonstruktuimit të dy pishinave, është planifikuar rindërtimi i fushave sportive.

Në bazë të bisedës me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, rreth përfundimit të zhvillimit të planit të biznesit, në spitalin special për rahabilitim në Banjë të Bujanocit besojnë që shteti, si pronar i plotë i kapitalit në këtë sonatorium natyror, do të siguroj edhe mjetet e caktuara finansiare për rekonstruktuimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së nevojshme.

„Këto ditë sapo ka filluar restaurimi i të ashtuqujaturës pishinës për femra, e cila nuk është në funskion që një vit e gjysmë. Sa i përket përmbajtjes së kushteve shtesë (pasioneve), ky vend dhe kjo banjë gjithmonë kanë pasur probleme. Terrenet sportive janë lënë pas dore. Mirëpo, javën e kaluar një zotëri nga Vranja, ka treguar interesim të madh për restaurimin dhe rimëkëmbjen e fushave të tenisit, basketbollit dhe futbollit të vogël, si dhe për  hapja e pishinës së hapur. Në vazhdë janë bisedimet me menaxhmentin e institucionit tonë me atë, duke e ditur që ky është institucion shtetëror, neve n`а duhet vetëm marrja e pëlqimit nga  Ministria e Shëndetësisë”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion shëndetësor, dr Stojança Sasov. 

Banja e Bujanocit do t`i kishte përmbushur pasionet e saja me rinovimin e fushave sportive, saunës si dhe pishinës së mbyllur dhe të hapur, e cila pishinë gjatë verës duhet të bëj hapjen e dyerëve të saja rekreatorëve  si dhe notarëve nga Bujanoci dhe rrethina.

Burimi: TV Bujanoci dhe Trupi Koordinues