Arkiva e lajmeve
                   

BANJA E BUJANOCI: KËTË VIT 160 MYSAFIRË ME KUPONA

16. qershor 2017.

Bujanoc – “Vitin e kaluar në Banjën e Bujanocit kemi pasur rreth 120 mysafir të cilët ishin përdorues të kuponave të cilat i siguron Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, ndërsa këtë vit presim rreth këso 160 mysafirë”, tha Dragan Manasijeviq, drejtori financiar i Spitalit Special për Rehabilitim.

 “Kuponat vlejnë për të gjithë shfrytëzuesve të filialeve të PIO-s në Republikën e Serbisë, përveç për qytetarët e komunës së Bujanocit”, tha Manasijeviq.

Shuma prej 5.000 dinarëve për një kupon vlenë vetëm për fjetje, ndërsa shërbimet tjera paguhen.

„Duke marrë parasysh se ministria përkatëse ka siguruar 20.000 kupona tjerë shtesë për shfrytëzuesit, presim që numri i mysafirëve tonë, përkatësisht shfrytëzuesve të kuponave, të kaloj numrin e vitit të kaluar, kështu që deri në fund të sezonit presim rreth 160 mysafirë shfrytëzues të kuponave”, deklaroi Manasijeviq.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues