Arkiva e lajmeve
                   

ASFALTIMI I RRUGËS KRALJA MILANA NË BUJANOC

21. gusht 2013.

Puntorët e ndërrmarjes “Saba Bellça” nga Presheva e kanë kryer asfaltimin e pjesën së rrugës Kralja Millana, ish Vardarskën, e cila lidhet me rrugës kryesore të Bujanocit për te tregu i gjelbër dhe tregu i kafshëve në Bujanoc.

Rekonstruimi i rrugës Kralja Milana është filluar në fund të muajit qershor të këtij viti. Në pjesën e rrugës prej 350 metra janë hequr kockat e vjetra që ka qenë e shtruar, tani është shtrirë rrjeti i ujrave të zeza dhe janë asfalltuar trotoaret. Punëkryersi “Saba Bellça” e ka asfalltuar rrugën në gjonsi prej gjashtë metrave.

Puntët i kanë vizituar përfaqsuesit e vetqeverisjes lokale me kryetarin e komunës Nagip Arifin, i cili ka deklaruar se punët do të vazhdojn dhe do të asfalltohet e gjith rruga 850 metra, si dhe vlera e kontratës është 29 milion e 880 mi dinarë. Aj ka deklaruar se punët i finanson Trupi Koordinues i Qeveris Republikës së Sërbis për komunat Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, e cila deri tash i ka siguruar 14 milion dinarë,kurse pjesa tjeter të mjeteve do të sigurohet nga buxheti i komunës.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shtuar se Drejtoria për ndërtim kalldërmën (kockat e rrugës) të cilat janë hequr prej kësaj rruge do ti shfritëyzoj për renovimin e rrugëve tjera të cilat janë me kocka (me kalldërm).

Burim: Ditari , TV BUJANOCIT

 

homescontents