Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ TË RINJËVE: QË SËBASHKU T`A RREGULLOJMË MEDVEGJËN!

4. maj 2016.

Medvegjë – Kinemaja, internet kafeja, terreni i basketbollistik dhe rregullimi i objektit vëzhgues, janë disa nga propozimet të cilat të rinjët e Medvegjës i kanë shprehur gjatë bisedës me kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq. 

Arsiq në fillim të aksionit të vetqeverisjes lokale “Përfshihu se edhe ti pyetesh”, ka ftuar të rinjët nga kjo komunë shumë nacionale në takim në të cilën disa prej tyre kanë kërkuar që vet të krijojnë ardhmërinë e tyre.

„Kam kërkuar nga të bashkëqytetarët e rinj që sëbashku ta ndryshojmë sistemin e vlerës, që Medvegjës t`i kthehet shpirti i humbur dhe fryma pozitive, kam thënë se të rinjët janë fuqia jonë dhe nuk duhet të presin ndryshimet, por ata duhen të jenë pjesë të ndryshimeve”, ka thënë Arsiq.

Të rinjët nga Medvegja kanë kërkuar më shumë ngjarje nga fusha e kulturës, mirëmbajtja dhe ndërtimi i terrenave sportiv, si dhe pastrimi i Medvegjës nga posterat parazgjedhor, ku në të cilën kemi marrë edhe ne pjesë.

Ata do të propozojnë mënyra të ndërtimit të sheshit kryesor dhe të zgjedhin ngjyrat e fasadës së ndërtesave banesore të cilat do të renovohen.

Është dakorduar që takimet me kryetarin e komunës të mbahen më sëpaku një herë në muaj.

“Idea ime është që pastrohet Medvegja dhe ta rregullojmë sipas dëshirës së të rinjëve”, ka thënë Arsiq.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues