Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ: RRITJA E DISIPLINËS SË PUNË NË NIVEL TË LARTË

29. dhjetor 2016.

Bujanoc – Stojança Arsiq, zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit, ka paralajmruar rritjen e diciplinës së punës në nivel të lartë në Administratën Komunale dhe në të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet publike.

Do t`i kushtohet rëndësi të madhe edhe ardhjes dhe vajtjeve, si dhe daljeve gjatë orarit të punës. Forcimi i diciplinës së punës do të shihet edhe në kualitetin e kryerjes së punëve dhe shërbimeve, si edhe punës me palë.

„Kjo vlenë për të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet publike themelues i të cilave është Kuvendi Komunal i Bujanocit. Nuk do të ketë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk i përmbahen normave biznesore dhe profesionale”, ka thënë Arsiq.

Sipas fjalëve të Arsiqit, kontrollet do të intesifikohen prej Vitit të Ri.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues