Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ NË KABINETIN E KRYEMINISTRIT PËR "FATIN E TË ARDHMES" SË MINIERËS "LECE"

15. janar 2016.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, dje në Beograd është takuar me sekretarin shtetëror për ekonomi, Dragan Stevanoviq.

Temë bisede ka qenë e ardhmja e minierës “Lece”, në të cilën punojnë afër 400 minatorë, si dhe rimëkëmbja e minierës.

Duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kësaj miniere edhe të ardhmen e shumë familjeve, takimi ka nxitur shumë vëmendje edhe interesim të anëtarëve të Qeverisë së Serbisë, kështu që vazhdimi i bisedimeve pritet sot në kabinetin e kryeministrit Alleksandër Vuçiq, ku do të jet i pranishëm edhe ministri i energjetikës dhe minierave Alleksandër Antiq.

Komuna e Medvegjës edhe kryetari i saj presin zgjidhje të përshtatshme për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të minierës, por edhe vende të sigurta të punës për të gjithë të punësuarit në minierë.

Burimi: Info Centar Jug dhe Trupi Koordinues