Arkiva e lajmeve
                   

ARSIMTARËT DHE LIGJERUESIT KA RËNË DAKORD: TRAJNIMET NA JANË SHUMË TË DOBISHME

10. qershor 2016.

Bujanoc – Paralelja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc ka hapur dyert e veta për arsimtarët nga veriu dhe jugu i Serbisë, të cilët në kuadër të projektit “Zbatimi i rekomandimeve për avansimin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat e fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, kanë ndjekur trajnimin katër ditor nga kjo lëndë.

Kështu që njëzet e katër arsimtarë nga Subotica, Novi Sadi, Presheva, Bujanoca dhe Medvegja kanë pasur mundësinë që të shkëmbejnë përvoja dhe të bisedojnë rreth situatës me të cilën ballafaqohen në punë. Ata janë trajnuar se si në mënyrë më të mirë të mësojnë fëmijët, të interesohen për lëndën dhe në mënyrë interesante të ligjërojnë gjuhën serbe si gjuhë jo-amtare.

Damir Ishpanoviq, arsimtar i gjuhës serbe si gjuhë jo-amatre në shkollën fillore “Seçenji Ishtan” në Suboticë, është i kënaqur me ralizimin e trajnimit.

“Po nëse është  e nevojshme me një fjalë të përshkruhet seminari i Zbatimit të rekomandimeve për mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të kisha zgjedhur fjalën – e dobishme. Në kuadër të këtij trajnimi përveç se na kanë ofruar metoda të reja të qasjes metodologjike në mësimin e lëndës sonë, na kanë treguar përmes punëtorive konkrete se si do të duhej të zbatohen në këtë lëndë. Duke na treguar gabimet tipike të cilat mund të lajmërohen në mësimin tradicional, ata na kanë ilustruar pasojat e organizimit të kësaj lënde, si dhe mënyrat se si duhet t`i njohim dhe t`i shmangemi. Përveç kësaj, më duket se në një mënyrë se janë shumë të thjeshta, ndërsa përsëri në mënyrë të efektshme kemi njoftuar arsimtarët me ndryshimet dhe të rejat, si dhe rreth përfitimeve të tyre”, ka thënë Ishpanoviq.

Ai ka lavdëruar organizatorët e këtij projekti të cilët kanë bërë që seminari të jetë shumë i dobishëm dhe me përvojë.

Trajnimi përparimtar ka qenë i fokusuar në temën e analizës së diturive gjuhësore në katër aftësi: dëgjim, lexim, shkrim dhe bisedë. Përvojat dhe mendimet janë pozitive me njërin nga lëgjëruesit në seminar, Nikice Strizhak. Ajo ka thënë se profesorët të cilët gjenden në pozitat e larta janë shumë të rëndësishëm në terren dhe në takim direkt me situatat dhe problemet reale.

Strizhak ka thënë se arsimtarët të cilët nivelin e parë të trajnimit e kanë kaluar dhe kryer vitin e kaluar, kanë ardhur me vëzhgimet e reja.

“Arsimtarët kanë ardhur të gatshëm me përvojat e mësimit personal. Ata gjatë vitit shkollor të kaluar kanë menduar rreth temave të cilat kanë kaluar në trajnim dhe të cilat janë zbatuar në këtë punë”, ka thënë Nikica Strizhak.

„Është e shkëlqyeshme që arsimtarët nga mjediset homogjene dhe arsimtarët nga mjediset heterogjene të cilët kanë mundësi që të ndëgjojnë përvojat e tjerëve. Mendoj se kjo do të vazhdojë me trajnimet e këtij lloji dhe të përfshihen arsimtarët e vendeve tjera të Republikës në të cilat ka pakica kombëtare, si përshembull në lindje të Serbisë“, ka thënë Strizhak.

Burimi: Trupi Koordinues