Arkiva e lajmeve
                   

ARIFI: NË QENDRËN PËR REFUGJATË JANË MBUSHUR KAPACITETET

15. mars 2017.

Preshevë – Në Qendrën për Refugjatë në Preshevë momentalisht qëndrojnë 866 njerëz, ndërsa kapacitetet e tyre janë pothuajse të plotësuar, ka thënë drejtori i organizatës joqeveritare (OJQ) “Të rinjët për refugjatët”, Valon Arifi nga Presheva.

Ai ka shtuar se të premten e kaluar në qendër në Preshevë kanë arritur edhe 114 njerëz, të cilët kanë qëndruar në kufirin me Hungarinë dhe në parkun e Stacionit Hekurudhor në Beograd. Këta janë njerëzit të cilët për një kohë të gjatë qëndrojnë në ambiente të hapura apo në hapësirat që nuk kanë kushte të plota. Këtu kanë fituar akomodim të denjë, tre shuajtje në ditë dhe kujdes shëndetësor”, tha Arifi.

Sipas fjalëve të tij, në Qendrën për Refugjatë në Preshevë momentalisht qëndrojnë 866 njerëz dhe në këtë kamp janë të plotësuara pothuajse të gjitha kapacitetet, poashtu edhe në kampin e Bujanocit në të cilin qëndrojnë 200 njerëz.

Ai theksoi se Qendra në Preshevë është njëri ndër kampet më të rregulluar në rajon, me kushtet e shkëlqyeshme për qëndrim, por refugjatët dhe emigrantët nuk heqin ndorë nga qëllimi i tyre që të arrijnë deri tek ndonjë shtet i Europës perendimore.

Burimi: Danas, FoNet dhe Trupi Koordinues