Arkiva e lajmeve
                   

APLIKACIONI PËR EMIGRANT “ASYLUM IN SERBIA”

12. tetor 2015.

Preshevë – Në Preshevë është mbajtur prezentimi i aplikacionit “Asylum in Serbia”, i cili është i dedikuar për emigrantët të cilët ndodhen në vendin tonë.

Aplikacionin në gjuhën arape, farse dhe angleze e ka bërë Qendra për Mbrojtje dhe Ndihmë e personave që kërkojn azil. Ky aplikacion ofron informatat rreth procedurës së pranimit të tyre në Serbi, rreth azilit, qendrës për pranim dhe akomodim, drejtave të tyre, ndihmës të cilën mund ta marrin dhe të gjitha informacionet e tjera të duhura. Aplikacioni është për telefonat android të cilët i përdorin shumica e emigrantëve, i cili mundëson disa informata të duhura servise duke filluar nga realiconi dhe çmimi i transportit, hoteleve dhe hosteleve, bankave, postave, insitucioneve shëndetësore, numrave të rëndësishëm të telefonave, hartat e rrugëve, deri tek kursi valuator, parashikimi i motit, gjendjes në kufi etj.

Aplikacionin e ka paraqitur Radosh Gjuroviq, drejtori i Qendrës për mbrojtje dhe ndihmë të personave që kërkojn azil, ndërsa të punësuarit në Qendër kanë demonstruar emigrantëve shkarkimin dhe punën e aplikacionit, kanë ndarë broshura për atë dhe kanë dhënë të gjitha informatat e duhura.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues