Arkiva e lajmeve
                   

ANA BËRNABIQ: “DISA VETQEVERISJEVE LOKALE DO T`I LEJOHET QË TË PUNËSOJNË NJERËZ TË RINJ”

22. shkurt 2017.

Beograd – Ministrja e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se momentalisht nuk ka tepricë të të punësuarve në administratën lokale dhe see në disa vetqeverisje lokale do të lejohet punësimi i njerëzve të rinj.

Ajo ka theksuar se dy vitet e fundit nga administrate shtetërore kanë shkuar 24.000 njerëz, ndërsa 6.500 prej tyre kanë qenë nga vetqeverisjet lokale.

„Jemi dakorduar që në vitin 2017, të zvogëlohet numri i të punësuarve në administratën shtetërore për edhe rreth 5.000, dhe kjo do të jetë kryesisht rrjedhë natyrore, ndërsa do të shikojmë që në sistemet e rëndësishme siç është arsimi, shëndetësia dhe socialja, të bëjmë riogranizimin në mënyrë që sa më mirë të funksionojmë”, tha Bërnabiq.

Ajo tha se është bërë analiza e të gjitha vetqeverisjeve lokale dhe se punësimi do të lejohet në ato ku në administratën publike ka të punësuar më pak se numri maksimal i lejuar. Ajo shtoi se vetqeverisjet lokale dhe pse është i ndaluar punësimi edhe tani mund të punësojnë njerëz të rinj, por në përputhshmëri me komisionin për punësime shtesë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues