Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADORI I SHQIPËRISË NË BUJANOC

17. tetor 2017.

Bujanoc – Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, ka qëndruar të hënën në Bujanoc dhe është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Kryetari Kamberi, në përcjellje të deputetit popullor Fatmir Hasanit, ka biseduar me Boçkën rreth kërkesave të shqiptarëve të këtij rajoni dërguar Qeverisë së Serbisë.  

Përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë kanë pasur takime të rregullta me politikanët dhe liderët institucional të shqiptarëve nga jugu i Serbisë.

Burimi: Vrajske, Titulli.com dhe Trupi Koordinues