Arkiva e lajmeve
                   

AMBASADA E MALEZISË KA DHURUAR PAISJET KOMPJUTERIKE NË SHKOLLËN FILLORE „GORNJA JABLLANICA“ NË MEDVEGJË

24. shtator 2014.

Ambasada e Malezisë ka pasur kënaqësinë që të prezantohet në Shkollën Fillore „Gornja Jabllanica“ dhe t`i dhuroj paisjet kompjuterike në vlerë prej 300.000 dinarëve, e cila është porositur sipas listës të cilën e përpiluar shkolla. Mjetet për donacion janë mbledhur në pazarin e bamirësisë së Malezisë, manifestim tradicional i bamirësisë të cilën Ambasada e Malezisë e organizon për tre vite rradhazi. SHF “Gornja Jabllanica“ është shkolla e dytë e cila këtë vit ka pranuar donacion nga mjetet e mbledhura në këtë manifestim bamirës.

Ceromonija e ofrimit të donacionit ka përfshirë interaksionin me nxënësit, prezantimin krahasues të video prezantimeve të Serbisë dhe Malezisë, programin kulturo-artistkik të cilin shkolla e kishte përgaditur dhe vizitën e ekspozitës së punimeve artistike të nxënësve të inspiruar për këtë vend të largët dhe egzotik.

 „Theksi i vlerës së arsimit është pikërisht ajo të cilën e kishmi ndërmend kur kemi zgjedhur temën e pazarit të bamirësisë për këtë vit. Jemi shumë krenar që shohim kaq shumë të rinj të interesuar për mësim dhe sport“, ka thënë Jubllazan Jusof, ushtruesi i punëve të Ambasadës së Malezisë në Serbi, në prani të nxënësve, drejtorit të shkollës dhe kryetarit të komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

Jusof beson se arritja e paqës së qëndrueshme dhe harmonisë në hapësirat e banuara me popullsi etnike të përzier, është parakusht për zhvillimin dhe prosperitetin e kësisoj hapësirave.

Rade Saviq, kampion botëror në peshëngritje dhe fytyr promovuese e pazarit malezian të bamirësisë të 2014-ës, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së donacionit, duke i’u drejtuar nxënësve me fjalimin motivues, në të cilin i ka porositur që të përbahen mënyrës së shëndoshë të jetës dhe se marrja me sport do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e karakterit dhe arritjen e vlerave të mira tek të rinjët.

Burimi: B92, Sport dhe Trupi Koordinues