Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI PËR NDËRTIMIN E PJERRTËSIRAVE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË BUJANOVC

20. dhjetor 2011.

Kah fundi i nëntorit, 38 të rinjë të përfshirë në projektin Youthbuild Srbija, filluan ndërtimin e pjerrtësirave për personat me aftësi të kufizuara në hyrje të Shtëpisë së shëendetit në Bujanoc. Ky grup i të rinjve  vijon trajnimin 3 mujor në kuadër të programit Youthbuild të cilin e realizon Iniciativa Qztetare në komunën e Preshevës dhe Bujanocës. Sesionet e trajnimeve janë të organizuara në mënyrë që të rinjëve nga këto 2 komuna ti mundësojnë të fitojnë njohuri praktike dhe ndërrmaarësie të cilat do ti ndihmojnë ata të gjejnë punë dhe të bëhen aktiv në komunitetin e tyre.

Në kuadër të trajnimit të rinjët nga Presheva dhe Bujanovci kanë theksuar mungesën e pjerrtësirave për personat me aftësi të kufizuar dhe kanë vendosur të angazhohen në komunitetin e tyre dhe të iniciojnë ndërtimin e këtyre pjerrtësirave , duke angazhuar edhe komunitetin e gjërë për të ndihmuar.Kah fundi i nëntorit ka filluar aksioni për ndërtimin e 8 stazave nga gjithsejt 21, të cilat do të ndërtohen në Bujanoc. Aksionin e kanë mbështetur pushteti lokal dhe sipërmarrësit vendor. Aksioni për ndërtimin e pjerrtësirave për personat me aftëesi të kufizuar do të realizohet edhe në komunën e Preshevës, ku këta të rinjë do të përfshihen edhe në rregullimin e kuzhinës popullore.

Qëllimi i projektit Youthbuild është përsmirësimi i statusit ekonomiko- socila n[ jug të Serbisë duke forcuar kapacitetet e tyre për punësim dhe aktivizëm shoqëror. Projekti përfshin të rinjtë nëpërbashkësitë lokale përmes edukimit joformal dhe punës në terren në vendin ku jetojnë. Youthbuild është një model që zbatohet dhe ka dhënë rezultate të shkëlqzera në 15 vende të botës. Me mbi 30 vjet përvojë Youthbuild përfshinë më se 94.000 njerëz të rinjë që janë të përgatitur të jenë aktiv, të angayhuar dhe vetë të ndërtojnë komunitetin e tyre. Kz projekt realizohet për herë të parë në Serbi dhe përfshin një grup shumëetnik  me rreth 40 pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse nga Presheva dhe Bujanoci të cilët do të kalojnë trajnimin intenziv tremujor në Qendrën trajnuese.

Youthbuild e përkrahin: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë, për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Youthbuild International, Fondi Ballkanik për demokraci i Mbretërisë së Holandës. Realizimin e projektit e kanë mbështetur edhe Komuna e Bujanovcit, Ndërmarrja Publike- Departamenti për ndërtim dhe Butrinti Architecture.