Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI „ME SPORT KUNDËR DHUNËS“ NË BUJANOC

13. nëntor 2014.

Fedarata e Tenisit të Serbisë, kompania NIS, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Paralelja për parandalimin e dhunës dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve për gjat vitit shkollor 2014/2015, organizojnë karavanin e bardhe dhe aksionin “Me sport kundër dhunës”, në më shumë se 300 shkolla fillore në të gjithë Serbinë.

Nxënësit e shkollave fillore përgjat aksionint do të njoftohen me programin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, i cili është i dedikuar për nxënësit dhe i cili ka për qëllim përveç shkollës së tenisit ka edhe popullaritetin e vlerave të sportit, kulturës, jo dhunës dhe ferpllejit. Me përdorimin e terrenëve të vogla, reketave të vogla dhe topave të lehtë, fëmijët do të kenë mundësinë që të njoftohen me aftësitë e lojës së tenisit me paisjet të cilat i përshtaten moshës së tyre.

Përveç stërvitjeve në tenis, fëmijëve do t’i jepen edhe dhuratat të cilat i ka siguruar NIS-I, sponzori general që shumë vite i Federatës së Tenisit të Serbisë, ndërsa në kuadër të programit të vet “Energjia dhe sporti” dhe strategjia shoqërore e biznësit.

Mikpritëse e karavanit të bardhë dhe aksioni “Me sport kundër sportit”, më 18 nëntor do të jetë komuna e Bujanocit, kur karavani mbërrin në këtë komunë.

Burimi: Sportski zhurnal dhe Trupi Koordinues