Arkiva e lajmeve
                   

AKSIONI I DHURIMIT TË GJAKUT NË BUJANOC

15. qershor 2017.

Bujanoc – Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq i Bujanocit ka organizuar aksionin e dhurimit të gjakut dhe promovimin e anëtarëve të Klubit 25 – dhuruesit e rinj të gjakut prej 18 deri 25 vjeç.

 “Përgjigja ka qenë e kënaqur, sikur edhe të gjitha aksionet që realizohen në Bujanoc. Gjak kanë dhuruar 34 njerëz, dy dhurues janë kthyer, ndërsa kemi edhe tre dhurues të cilët për herë të parë kanë dhënë gjak i cili ka rëndësi jetike. Ky është aksioni vullnetar i katërti me rahdë i dhurimit të gjakut, ndërsa deri në fund të vitit janë paraparë edhe gjashtë të tilla”, ka thënë dr Slagjan Stojanoviq nga Enti për Transfuzion të Gjakut në Nish.

Pas përfundimit të aksionit është organizuar ndarja solemne e mirënjohjeve të dhuruesëve vullnetar të gjakut, organizatave të cilët kanë anëtarë me numër më të madh të dhuruesve të gjakut dhe organizatave të cilat kanë dhënë kontribut në promovim, masifikim dhe organizimin vullnetar të dhuruesëve të gjakut.

„Në kuadër të Kryqit të Kuq të Bujanocit e bënë njësia e të rinjëve të Klubit 25, detyra e të cilit është animimi i dhuruesve të ri të gjakut, ata të cilët sapo janë bërë të rritur. Shpresoj që Bujanoci shpejt të arrij kuotën e cila ka rëndësi për standardet sportive”, ka thënë sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc, Bratisllav Llazareviq.

Njëri ndër fituesit e mirënjohjes i cili për herë të njëqind jep gjak është Stojança Nikolliq.

“Unë qëllimin tim e kam përmbullur dhe jam i kënaqur për këtë. Kam dhënë përafërsisht 35 litra gjak dhe më vjen mirë që dikujt i kam ndihmuar”, tha Nikoliq.

 Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues